13.5 C
Tirana

Gjashtë viktima pas sulmeve ajrore izraelite në Bejrut

Më datë:

Izraeli nisi sot një seri të re sulmesh në kryeqytetin libanez, Bejrut.

”Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) kryen një sulm në Bejrut”, theksoi IDF-ja në një deklaratë duke shtuar se më shumë detaje do të pasojnë.

Banorëve të disa zonave në periferitë jugore të Bejrutit iu kërkua më pas të evakuoheshin.

Dëshmitarët okularë në Bejrut raportuan të paktën dy sulme në një periferi jugore të kryeqytetit në orët e para të së enjtes.

Ministria e Shëndetësisë e Libanit tha se të paktën gjashtë persona u vranë dhe tetë u plagosën në një sulm që synoi një apartament në zonën Bashoura të Bejrutit qendror.

Zhurmat e shpërthimeve mund të dëgjoheshin në të gjithë qytetin dhe videot në mediet sociale tregonin re të dendura tymi që ngriheshin në qiell.

Është hera e dytë këtë javë që Izraeli godet qendrën e Bejrutit.

Komuniteti ndërkombëtar ka frikë se Lindja e Mesme mund të çojë në një luftë gjithëpërfshirëse pas lëshimit të raketave iraniane kundër Izraelit të martën dhe me fronte tashmë të hapura në Liban dhe Gaza, ku shteti hebre po lufton kundër grupeve islamike Hezbollah dhe Hamas, aleatë me Teheranin.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Rama për TV5 Monde: Turistët, dëshmitarë të një Shqipërie evropiane, mikpritëse dhe me harmoni fetare

 “Shqipëria, sekreti i Ballkanit” titullohet dokumentari i transmetuar mbrëmjen...

Sarandë, SPAK dërgon në gjykatë grupin e akuzuar për korrupsion

SPAK njoftoi përfundimin e hetimeve dhe dorëzimin në Gjykatën...

Çelaj: Veprimet e policisë jo korrekte me qytetarët, Gogu: Respektojmë protestën si të drejtë kushtetuese

 Në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes,...

Durrës, zbulohet aktivitet seksual i paligjshëm, arrestohen dy shtetase dhe dy klientë

Procedohen dy shtetase braziliane, të cilat kishin përshtatur apartamentin...