4.5 C
Tirana

Fuqizim auditimit financiar të shoqërive publike

Më datë:

Për të përmirësuar raportimin financiar të shoqërive tregtare në përputhje me standardet dhe praktikat më të mira ndërkombëtare, Ministria e Financave po vijon me implementimin e projektit “Forcimi i cilësisë së auditimit dhe raportimit”, me mbështetjen e Bankës Botërore, i cili parashikon përmirësimin e kornizës ligjore, profesionin e kontabilistit dhe audituesit ligjor dhe klimën e biznesit në Shqipëri, me qëllim rritjen e cilësisë së raportimit financiar.

Në këtë kuadër, Komisioni për Çështjet Europiane, diskutoi sot ndryshimet në ligjin “Për auditimin ligjor, organizimin e profesionit të audituesit ligjor dhe të kontabilistit të miratuar”.

Zëvendësministrja e Financave, Adela Xhemajli bëri të ditur se Ministria e Financave po drejton zbatimin e reformës së përmirësimit të raportimit financiar, në përputhje me standardet dhe praktikat e mira ndërkombëtare, me mbështetjen e Bankës Botërore, duke përmirësuar kornizën ligjore, me qëllim rritjen e cilësisë së raportimit financiar në vend.

“Kjo mbështetje buxhetore ka fokus qëndrueshmërinë e ekonomisë shqiptare”, deklaroi Xhemajli.

Ndërsa kryetari i Bordit të Mbikëqyrjes Publike (BMP), Dritan Fino tha se qëllimi kryesor i ndryshimeve në ligj është rritja e llogaridhënies së audituesve, kërkesave të punës dhe kapaciteteve të Bordit të Mbikëqyrjes Publike. Ndryshimet i sigurojnë Bordit më shumë hapësira për të bërë kontrolle”, tha Fino.

Kryetarja e Komisionit, Jorida Tabaku u ndal në formën e organizimit të shërbimit që është parashikuar në dy forma, person fizik dhe shoqëri anonime.

Sipas saj, këto dy forma në frymën e këtij ligji, por edhe marrëveshjen e Stabilizim- Asociimit sa i përket konkurrencës, cenojnë hapësirën por edhe faktin që në këtë profesion të ketë konkurrencë të plotë.

“Kjo lidhet në përgjithësi me frymën që i jep projektligji. Në gjykimin tim nëse kjo lihet kështu shumë operatorë të vegjël mund të dalin nga tregu dhe qëllimi i legjislacionit të BE-së është të rregullojë profesionin, por jo të nxjerrë nga tregu në mënyrë të pa drejt operatorë të vegjël. Por nga ana tjetër është edhe antikushtetues, sepse kufizon lirinë ekonomike, cenon aktivitetin e një profesioni që duhet të ishte rregulluar, por jo duke kufizuar operatorët në treg”, tha Tabaku.

Kjo reformë mbështetet në tri shtylla kryesore, të cilat kanë të bëjnë me përmirësimin e kuadrit institucional të palëve të përfshira në reformë, konsolidimin e kapacitetit institucional për të zbatuar acquis të fushës së raportimit financiar dhe rritjen e ndërgjegjësimit për raportimin financiar dhe auditimin ligjor në vend.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Telefoni më i hollë i palosshëm në botë gati për treg

Ka pasur thashetheme që qarkullojnë se Oppo Find N5...

Dortmund vijon “rënien e lirë”, Nuri Sahin në “fije të perit”

Nuk ka “paqe” për Dortmund, me verdhezinjtë që përballë...

Hasude me Arra

Një ëmbëlsirë fantastike, me një shije të veçantë është...

Zbulohet dinamika e re astronomike

Plutoni ka patur një impakt të butë me Carontin,...