7.5 C
Tirana

Franca mund të përjetojë “rënien më të madhe ekonomike” shkaku i COVID-19

Më datë:

Ministri francez i Ekonomisë, Bruno Le Maire ka njoftuar se vendi i tij për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19) mund të përjetojë këtë vit rënien më të madhe ekonomike që nga viti 1945 e deri më tani.

Le Maire në një deklaratë në Senat lidhur me efektet e COVID-19 ndaj ekonomisë së vendit tha se për shkak të koronavirusit, Franca mund të përjetojë këtë vit rënien më të madhe ekonomike që nga viti 1945 e deri më tani.

“Rritja më e keqe që Franca ka shënuar që nga viti 1945 e deri më tani ka qenë minus 2.2 për qind në vitin 2009 pas krizës së madhe financiare në vitin 2008. Me shumë mundësi këtë vit do të jemi në mbi minus 2.2 për qind”, tha ministri francez.

Ndërkohë sipas të dhënave të qeverisë, në vend është rritur në 5 milionë numri i njerëzve që kanë mbetur pa punë për shkak të COVID-19. Personat e larguar nga puna do të marrin nga shteti 70 për qind të pagës bruto si pagesë papunësie.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Hyjnë në fuqi tarifat e Trump për drurin dhe mobiliet, preken dhe tregtarët e Kosovës

Tarifat e reja të presidentit të SHBA-së, Donald Trump,...

Çela: Gjatë 2024 përfunduam 24 591 çështje, u sekuestruan mbi 234 pasuri

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela raportoi sot në Komisionin...

IKMT heq 290 objekte pa leje pranë aeroportit “Nënë Tereza”

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) është përfshirë...

Protesta e minatorëve të Spaçit, Braçe dhe Tabaku: Greva është legjitime

Rreth 70 minatorë të minierës së kromit në Spaç...