Forcat e Armatosura ndihmojnë në shuarjen e zjarrit në bashkinë e Dimalit

Më datë:

Efektivët e Forcave të Armatosura në bashkëpunim me forcat zjarrfikëse të Qarkut Berat dhe forcat policore, kanë përfunduar me sukses operacionin për shuarjen e zjarrit që përfshiu afërsi të fshatit Skrevan, bashkia Dimal.

Zjarri përfshiu një sipërfaqe rreth 20 hektarë shkurre e bimësi të mesme, ndërsa në operacion u përfshinë 20 efektivë të Forcave të Armatorsura, 37 zjarrfikës, 20 efektivë policie, si dhe shtatë mjete zjarrëfikëse.

Paraprakisht dyshohet se shkak për rënien e zjarrit është bërë këputja e një linje të tensionit të lartë por pas rreth 8 orëve, situata u normalizua.

Angazhimi i strukturave të Forcave të Armatosura do të vijojë deri në përmirësimin e situatës së krijuar nga zjarret në të gjithë vendin. Forcat e Armatosura, përveç sigurimit dhe mbajtjes së gatishmërisë së kapaciteteve të nevojshme operacionale për ruajtjen dhe mbrojtjen e pavarësisë, sovranitetit dhe tërësisë territoriale të vendit në bashkëveprim NATO, dhe përmbushjen e detyrave në kuadër të Aleancës, kanë objektiv të rëndësishëm edhe mbështetjen e popullsisë në përballimin e fatkeqësive natyrore e misionet për izolimin dhe shuarjen e zjarreve jane pjesë e kësaj përgjegjësie.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

I vunë tritol të komanduar me telefon një makine, dy të arrestuar në Durrës

Dy persona janë arrestuar nga policia e Durrësit për...

Kreu i PD-së Sali Berisha mbërrin në SHBA, pritet nga shqiptarët

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në...

“Ngërçi” për pagat e magjistratëve, Gogu: Mosmarrëveshja do të zgjidhet

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, në konferencë për mediat...

Bilanc alarmant i zjarreve, 39 vatra në 24 orë dhe 6 banesa të djegura në Himarë

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë...