Rama: Nënë Tereza, shenjtorja shqiptare që i përket mbarë njerëzimit

Më datë:

Kryeministri Edi Rama përkujtoi sot 114-vjetorin e lindjes së Nënë Terezës, shenjtores shqiptare që i përket mbarë njerëzimit.

Anjeza Gonxhe Bojaxhiu, e njohur botërisht me emrin në Nënë Tereza, lindi në Shkup, më 26 gusht të vitit 1910, nga prindër shqiptarë. Që në moshën 12 vjeç kishte dëshirë të bëhej misionare “për të përhapur mesazhin e dashurisë së Krishtit”. Në moshën 18 vjeç hyri në urdhrin e motrave të Notre-Dame de Lorette, në Dublin, që punonte me arkipeshkvinë e Kalkutës.

Në vitin 1979, do t’i akordohej Çmimi Nobel i Paqes për punën e palodhshme të saj në favor të të varfërve dhe personave që vuanin, duke i dhënë një autoritet botëror.

Sipas të dhënave të vitit 1980, ajo ishte kujdestare e 7500 fëmijëve në 60 shkolla, mjekonte 960 000 të sëmurë në 213 spitale, ishte e vetmja në botë që trajtonte 47 000 viktima të lebrozës në 54 klinika, kujdesej për 3 400 pleq të braktisur e të lënë rrugëve në 20 shtëpi pleqsh dhe kishte birësuar 160 fëmijë jetimë.

Ajo vetë do të deklaronte: “Kam lindur në Shkup, jam shkolluar në Londër, jetoj në Kalkutë dhe punoj për të gjithë njerëzit e varfër në botë. Atdheu im është një vend i vogël me emrin Shqipëri”.

Nënë Tereza ndërroi jetë më 5 shtator 1997, në moshën 87 vjeç, pas një gjysmëshekulli shërbim ndaj të braktisurve në Indi dhe në mbarë botën. Në vitin 1997, pak para se të ndahej nga jeta, Nënë Tereza kishte 4000 motra, të pranishme në 610 shtëpi misionare, të përhapura në 123 vende të botës.

Ajo prehet në selinë e Urdhrit të Misionarëve të Bamirësisë në Kalkuta, të cilin e formoi në vitin 1950.

Në 5 shtator të vitit 2016, në përvjetorin e saj të vdekjes, u shpall Shenjtore nga Papa Françesku.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

I vunë tritol të komanduar me telefon një makine, dy të arrestuar në Durrës

Dy persona janë arrestuar nga policia e Durrësit për...

Kreu i PD-së Sali Berisha mbërrin në SHBA, pritet nga shqiptarët

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në...

“Ngërçi” për pagat e magjistratëve, Gogu: Mosmarrëveshja do të zgjidhet

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, në konferencë për mediat...

Bilanc alarmant i zjarreve, 39 vatra në 24 orë dhe 6 banesa të djegura në Himarë

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë...