14.5 C
Tirana

Forcat ajrore turke neutralizojnë 6 terroristë në veri të Irakut

Më datë:

Avionët luftarakë të forcave ajrore turke neutralizuan gjashtë terroristë në një operacion në Irakun verior, njoftoi në Twitter Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë të premten, (AA).

Ministria tha se gjashtë anëtarë të organizatës terroriste separatiste u neutralizuan në një operacion ajror në rajonin Kandil të Irakut verior.

Ministria më tej shtoi se operacionet kundër terrorizmit në rajon do të vazhdojnë pa ngadalësuar intensitetin.

Autoritetet turke shpesh përdorin fjalën “të neutralizuar” me çka nënkupton se terroristët në fjalë janë dorëzuar, janë vrarë ose janë kapur.

Terroristët e PKK-së shpesh përdorin Irakun verior për të planifikuar sulme ndërkufitare terroriste në Turqi.

Deklarata nuk specifikon përkatësinë e terroristëve, por, PKK ka qenë tradicionalisht aktive në Turqinë lindore dhe juglindore.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK e renditur si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE-ja, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e mbi 40,000 njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnje.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Wanted! Në kërkim për grup kriminal, kapet në Britani 30-vjeçari

Interpol Tirana/Bashkëpunim intensiv me partnerët, në kuadër të operacionit...

Nga rezoluta pas fjalës së Çelës në Kuvend, zbardhen pikat e dakordësuara mes PS-PD

Teksa gjatë seancës së sotme pati debate të ashpra...

Dosja “Partizani”/ Dështon seanca për Berishën, ja kur do të mbahet

Seanca gjyqësore për dosjen “Partizani”, ndaj kryetarit të Partisë...

TEKNOLOGJI – Australia padit Microsoft për praktika jo të ligjshme

 Autoriteti australian i konkurrencës njoftoi se po ndërmerr veprime...