“Fola disa herë me Trump”, Macron bën paralajmërimin e fortë

Më datë:

Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Presidenti francez Emmanuel Macron bën me dije se ka biseduar disa herë me homologun e tij amerikan Donald Trump, të Enjten mbrëma.

Në fokus të diskutimeve ka qenë padyshim situata në Ukrainë, që pavarësisht përpjekjeve nuk ka ndryshuar. Duke vënë theksin te armëpushimi 30-ditor pa asnjë kusht, Macron shkruan se me europianët e SHBA-të në krah, janë mëse të vendosur t’i përgjigjen Rusisë në rast se nuk bën asnjë përpjekje për t’i dhënë fund luftës.

“Fola disa herë mbrëmjen e shkuar me Donald Trump. E përgëzoj për thirrjen e fortë për një armëpushim pa kushte 30 ditë në Ukrainë, në linjë me partnerët tanë britanikë e nordikë. Ukraina e ka shprehur dakordësinë e vet për këtë marrëveshje armëpushimi, që dy muaj më parë. Pres që Rusia të bëjë të njëjtën gjë.

Por meqë deri më tani kemi dështuar në realizimin e këtij qëllimi, jemi gati të përgjigjemi me vendosmëri sëbashku me europianët dhe në koordinim të plotë me Shtetet e Bashkuara”, shkruan Macron.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Dhuna në lokal, dy punonjës në pranga pas përplasjes me turistët turq në Golem

Dy persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë...

Meta ‘nuk dorëzohet’, kërkon hetim për punonjësit e paraburgimit 313

Ish-presidenti i vendit, Ilir Meta, i është drejtuar Gjykatës së...

Berisha reagon ndaj akuzave të eurodeputetit çek: Rama sillet si “fije bari”

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka sjellë në...

Protesta e 52-të, qytetarët nuk tërhiqen: Të enjten tubim para Kuvendit

Lëvizja qytetare kundër qeverisë vijon edhe sot, teksa në...