13.5 C
Tirana

Flamuri shqiptar për herë të parë në podiumin e Botërorit të Skive, Lara Colturi: Nuk e prisja vendin e dytë

Më datë:

Skiatorja italo-shqiptare Lara Colturi, u ngjit për herë të në podium si vendi i dytë në Kupën e Botës për Ski, në garën e Obergurgl në Austri.

Skiatorja që përfaqëson Shqipërinë u rendit e dyta në garën e Sllalomit vetëm 55 të qindtat pas kampiones amerikane Mikaela Shiffrin, e cila mban numrin rekord të 99 garave të fituara në Kupën e Botës.

Tifozët votuan 18-vjeçaren Colturi si më të preferuarën, duke i dhënë 69 % të pëlqimeve për atë që tregoi të shtunën e kaluar në pistë.

Lara Colturi, në një intervistë për Federatën Ndërkombëtare të Skive rrëfeu emocionet e garës.

“Jam vërtet shumë e lumtur. Ndihesha shumë mirë në stërvitje ditët e fundit, kam qenë duke u stërvitur me Henrik Kristoffersen (kampion i dyfishtë i botës) dhe disa djem të tjerë”, tha Colturi.

Colturi u shpreh se “më erdhi të qaja pas garës, është thjesht e mrekullueshme. Më duhet të them se ishte një ditë shumë emocionuese. Qëllimi im ishte thjesht të përpiqesha të shprehesha sa më mirë, të ndihesha po aq mirë sa ndihesha në stërvitje”.

Skiatorja Colturi tha se nuk e mendonte podiumin, por është e fokusuar që ta bëjë mirë punën e saj.

“Dua të falënderoj njerëzit që janë pranë meje, të gjithë ata që punuan përkrah meje duke besuar tek unë. Nuk e mendoja se mund të ngjitesha në podium ose të paktën në atë pozicion. Isha e fokusuar vetëm në idenë për të skijuar mirë dhe për t’u argëtuar sa më shumë që të ishte e mundur”, theksoi Lara Colturi.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Mbështetje për ish-udhëheqjen politike të Kosovës në Hagë

 Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha shprehu sot mbështetjen...

“100 vite larg Evropës në infrastrukturë”, Noka: Bela Mafia ka 10-fishuar vlerën e tenderave

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, akuzoi ministren...

Zbardhen amendamentet e PD, çfarë kërkon opozita për projektvendimin e ngritjes së Komisionit për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale

Zbardhen amendamentet e Partisë Demokratike për projektvendimin e ngritjes...