Flamur Nokën nuk e mbajnë nervat, “turret” drejt Ballës! Ndërpritet seanca

Më datë:

Gjatë seancës parlamentare këtë të enjte janë shënuar tensione të forta. Deputeti Flamur Noka vrapoi drejt ministrit Taulant Balla, por u ndal nga garda në momentin e fundit.

Situata përshkallëzoi teksa Balla po i drejtohej Nokës se është bërë qesharak.

“Lëre mor ti, lëre ti se je bërë qesharak komplet. Lëre të përgjigjet ai një herë të vetme mo vlla. Lëre një herë të vetme atë”, tha Balla.

Kjo solli reagimin e Nokës i cili u filmua duke vrapuar drejt Ballës. Por u ndal nga dy gardistë.

Edhe pse po mbahej nga dy punonjësit e rendit brenda Kuvendit, Noka merr një send të fortë dhe e hedh në drejtim të ministrit Balla.

Kjo solli ndërprerjen e seancës, ndërsa kryeparlamentarja Elisa Spiropali e përjashtoi.  

“Ndërpritet seanca jeni i përjashtuar nga seanca zoti Noka, kalojmë menjëherë në votim”, tha Spiropali.

Ndërsa pas këtij incidenti, Balla tha: Merreni këtë se është i çmendur. Jep përgjigje Sali Tani. Merre paketojë këtë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Automjeti i punonjësit të policisë në Vlorë digjet, hetime për urdhër kriminal nga burgu

Digjet qëllimisht një automjet në pronësi të një punonjësi...

Protesta dhe përplasjet, Berisha ngre akuza për përdorim të mjeteve të forta nga policia

Një ditë pas protestës së PD, Berisha ka dënuar...

Nga “Mine Peza”, Balliu denoncon dhunën dhe akuzon policinë

Nga “Mine Peza”, ku vizitoi të ndaluarit e protestës...