Flamur Noka: Vini këtu dhe flisni vetëm dokrra, nuk i shërbeni qytetarëve

Më datë:

Në fjalën e tij në Kuvend Flamur Noka, në fjalën e tij në Kuvend nuk i ka kursyer kritikat ndaj qeverisë Rama dhe ministres Elisa Spiropali.

Më tej theksoi se në pallatet e ndërtuara në Valias banorët nuk kanë marrë banesat, por sipas tij ato hyrje i kanë marrë patronazhistët,.

“Një ministri është në karrige për t’i shërbyer qytetarëve dhe jo për ti gënjyer.

Por Elisa dhe Skënderbeu jetojnë në botën virtuale të çudirave , shqiptarët jetojnë në botën reale. Ndaj e përsëris a e di Elisa se sa është ndihma sociale?

A e din Elisa që të gjithë prindërit e shkollës, “Demokracia”, “Ibrahim Basha”, “Sulejman Elezi” , paguajnë 30 mijë lekë në muaj privatisht për të çuar dhe marrë nxënësit në shkollë. Këtë e kanë shpërblim nga Elisa dhe kryetari i emëruar në Kamëz.

Këto janë mrekullitë që ka bërë qeveria e Elisës dhe Skënderbeut. Vijnë këtu flasin dokrra, mjafton të bëjnë show, por realiteti nuk ka asnjë lidhje me këto”, tha ai.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Skandal i ri në Ukrainë, nën hetim figurë e afërt me presidentin Zelensky

Një presion i ri politik po rëndon mbi rrethin...

Përplasje Rama–Berisha për tenderat, kryeministri ironizon kritikët

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas akuzave të kreut...

Lamallari pret ministrin e Brendshëm të Italisë: Forcojmë partneritetin strategjik mes dy vendeve

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari priti në...

“e-Albania” do t’i nënshtrohet përditësimit teknik, afatet e ndërprerjes së shërbimit

 Platforma “e-Albania” do t’i nënshtrohet një procesi përditësimi teknik...