Fitorja e Tavos në Himarë, Berisha: U sollën votues nga Tirana e Saranda

Më datë:

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha reagoi në rrjetet sociale për rezultatin e zgjedhjeve të pjesshme në Himarë, ku Vangjel Tavo i Partisë Socialiste fitoi garën për kryebashkiak të Himarës përballë kandidatit të koaliconit opozitar “Bashkë Fitojmë”, Petraq Gjikuria.

Berisha tha se kjo ishte grabitja e radhës. Ai u shpreh se është manipuluar lista zgjedhore, duke sjellë votues nga Tirana e Saranda, teksa shtoi se iu mohua e drejta e votës 6157 votuesve.

Me qëllim grabitjen e mandatit, deklaroi Berisha, u sollën në listat e votimit në Himarë 360 votues nga Dropulli, Saranda dhe Tirana dhe qindra të tjerëve iu ndryshuan qendrat e votimit.

Kandidati i Partisẽ Socialiste në zgjedhjet e pjesshme lokale nē Himarē, Vangjel Tavo fitoi garën për bashkinë e Himarës me 58.62% të votave ndërsa ka përfunduar numërimi i 36 qendrave të votimit.

Tavo ka  arritur të marrë 5022 vota. Kandidati i koalicioni opozitar Petraq Gjikuria ka marrë 41.38 % ose 3545 vota.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Supë me bizele dhe patate

Këtë perudhë që bizelet i gjeni dhe të freskëta...

CarPlay Ultra, pas Aston Martinit, do të vijë edhe te Hyundai, Kia dhe Genesis

Apple ka prezantuar CarPlay Ultra, gjeneratën e re të...

Metoda ideale për të larguar yndyrën në gjak

Niveli i lartë i yndyrave në gjak rrit rrezikun...

Kombëtarja U21, pas miqësores me SHBA, anulohet edhe ajo me Japoninë në Antalia

Ndeshja miqësore mes kombëtares shqiptare të U21 dhe Japonisë...