Firmoset marrëveshja për ndërtimin e “Durrës Yacht & Marina”.

Më datë:

Marrëveshja për zhvillimin e projektit “Durrës Yacht & Marina” është firmosur këtë të hënë nga qeveria shqiptare dhe investitori Mohamed Alabar.

Ky është finalizimi i i një rruge të gjatë pune voluminoze, në aspektin tekniko-ligjor, me një investitor të madh strategjik prestigji i të cilit është botërisht i njohur, thotë kryeministri Rama. Ndrëkohë, ministrja Balluku u shpreh se tashmë nis faza më e vështirë, ajo e implementimit në terren:

“Ky projekt do të ndryshojë njëherë e përgjithmonë pamjet e turizmit jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë rajonin. Interesi ka qenë shumë i madh nga qytetarë nga diaspora dhe e gjithë bota.

Nuk ka qenë e lehtë të negocionim. Ecnim në një rrugë krejtësisht të re. Tashmë kemi dhe projekte të tjera të kësaj natyre. Realizimi i projektit do të vërtetojë se kemi bërë zgjedhjen e duhur.

Ky projekt i këtij lloji me PPP, parashikon që aksioneri ka të gjitha benefitet e një aksioneri në të ardhura. 45% e hapësirës së portit aktual i mbetet shtetit”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Tuneli i Llogarasë, zgjatet masa e “arrest shtëpie” për Gjyli dhe Elezi

Zgjatet afati i paraburgimit në lidhje me masën “arrest...

Ilir Meta i drejtohet SPAK: “Parandaloni shkatërrimin e procesit”

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i ka...

Negociatat për fundin e luftës, Pakistani i dërgon SHBA-së propozimin e ri të Iranit

Pakistani i ka dërguar SHBA-së propozimin e rishikuar të...

Ministri Nufi: forcojmë kapacitetet për reagim të shpejtë në emergjenca në të gjithë vendin

Ministri i Mbrojtjes, z. Ermal Nufi vizitoi Bazën e...