Financimet ruse në politikë, Kim thërret me urgjencë Tabakun, Gjiknurin dhe Kryemadhin në KQZ

Më datë:

Pas deklaratës së zyrtarit amerikan ditën e djeshme se Rusia ka financuar parti politike dhe kandidatë në dhjetëra vende, mes tyre dhe Shqipëria, ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka zhvilluar një takim në KQZ.

Burimet bëjnë me dije se Kim është takuar me komisionerin qendror të zgjedhjeve Ilirjan Celibashi.

Mësohet se në takim janë thirrur edhe përfaqësues të PS, PD dhe PL: Damian Gjiknuri, Jorida Tabaku dhe Monika Kryemadhi.

Sipas  zyrtarit që foli me median, ky është përfundimi në të cilin arrin një raport i komunitetit amerikan të zbulimit i cili ka analizuar financimet e Rusisë “në mbi 24 vende gjatë viteve të fundit në një përpjekje për të manipuluar demokracitë nga brenda”.

Sipas një burimi me njohuri mbi raportin amerikan të zbulimit, Shqipëria është një nga këto vende.

“Në Shqipëri, Rusia i dha rreth gjysmë milioni dollarë Partisë Demokratike në 2017 përmes kompanive fantazëm”, tha burimi i qeverisë amerikane.

Burimi nuk dha hollësi të mëtejshme për rastin e Shqipërisë. Por viti 2017, emri i Partisë Demokratike dhe shifra e përmendur prej 500 mijë dollarësh përkojnë me hetimet që janë hapur në Shqipëri në atë kohë ndaj PD-së bazuar në deklarimet që firma lobuese amerikane ‘Muzin Capitol Partners’ ka raportuar se ka marrë nga PD-ja.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ngjarje te Kthesa e Kamzës, polici sulmohet me thikë gjatë detyrës

Një konflikt ka ndodhur mes një qytetari dhe një...

Policia godet rrjetin e trafikut të armëve, i riu arrestohet në flagrancë

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, operacioni i...

Nën dyshim për ryshfet në votime, Policia e Kosovës arreston aktivistin e Listës Serbe

Policia e Kosovës njoftoi të premten se e ka...

GJKKO refuzon kërkesat e Metës, për transmetimin live të seancave gjyqësore

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e paraqitur nga...