Fillon seanca e mbyllur e Parlamentit turk për Idlibin

Më datë:

Vetëm disa ditë pasi Turqia filloi operacionin e ri në Idlib në veriperëndim të Sirisë, shkaku i sulmit të regjimit të Assadit ndaj ushtarëve turq, në Parlamentin e Turqisë ka filluar seanca e mbyllur në lidhje me situatën në këtë provincë.

Ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar si dhe ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu do të kenë fjalime para ligjvënësve në seancën e mbyllur.

Në mesin e pjesëmarrësve janë edhe nënpresidenti i Turqisë, Fuat Oktay, lideri i Partisë Popullore Republikane (CHP), Kemal Kılıçdaroğlu si dhe lideri i Partisë së Lëvizjes Nacionaliste (MHP) të Turqisë, Devlet Bahçeli.

Sipas rregullatores së Parlamentit turk, diskutimi në këtë seancë do të mbeten të mbylluar për publikun për një dekadë.

Të dielën, Turqia njoftoi për operacionin e ri “Mburoja e Pranverës” pasi 34 ushtarë turq u martirizuan javën e kaluar në Idlib, që është fortesa e fundit e forcave opozitare në Siri.

Ushtarët turq të martirizuar po punonin për të mbrojtur civilët lokalë nën një marrëveshje të shtatorit 2018 me Rusinë e cila ndalon aktet e agresionit në Idlib.

Megjithatë, forcat e Assadit dhe Rusisë në zonën e deeskalimit vazhdojnë të shkelin armëpushimin, duke dërguar rreth një milion refugjatë drejt kufirit të Turqisë me Sirinë që nga dhjetori i kaluar.

Turqia tashmë po strehon rreth 4 milionë refugjatë sirianë si dhe migrantë nga vendet e tjera si Iraku, Pakistani dhe Afganistani.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Kryengritja paqësore do të vazhdojë deri në rrëzimin e Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se protesta...

Begaj takohet me kongresmenin amerikan, fokus stabiliteti në rajon

Presidenti Bajram Begaj ka takuar gjatë një vizite në...

Osum: Gjendet trupi i 73-vjeçares së zhdukur, dyshohet se…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Berat,...