Fillon aventura e Orges Shehit tek bardheblutë, trajneri i katërt i këtij sezoni për Tiranën, një tjetër rekord!

Më datë:

Njëzet e gjashtë tituj kampioni. Klubi më i titulluar i Shqipërisë.

Por ky sezon, sezoni 2025-26, rrezikon të shkruhet me ngjyrë tjetër në faqet e historisë bardheblu. Tirana ndodhet sot e nëntë në klasifikimin e Abissnet Superiores, me 26 pikë nga 25 javë lojë në zonën e ftohtë të mbijetesës. Më 23 shkurt 2026, klubi konfirmoi trajnerin e katërt të sezonit. Rekord. Por jo ai lloj rekordi që duan të mbajnë bardheblutë.

Shifrat flasin vetë, vendi i 9-të, 21 pikë. Bilanci pas trajnerit të fubdittrajnerit të fundit Ardian Nuhiu: 4 fitore, 9 barazime, 12 humbje nga 25 ndeshje. Humbja e fundit, ajo ndaj Teutës 1-0, ishte pikërisht ajo që mbylli aventurën e Nuhiut. Largësia nga zona e rënies? Zero deri 1 pikë,  Largësia nga Final Four? 15 pikë, praktikisht e pamundur.

Si arritëm deri këtu? Katër trajnerë në një sezon gjë e paprecedentë në futbollin shqiptar. Vangjel Mila hapi sezonin, por u largua pas vetëm dy javësh. Roberto Bordin erdhi me emër italian dhe ambicie; 9 ndeshje, 6 pikë, 4 humbje, u largua pa kompasion. Ardian Nuhiu nga Shkupi nisi me premisa, por luhatjet nuk u falën. Tre humbje radhazi, derbi 1-4, dhe 1-0 me Teutën, aty mbaroie aventura. Tani, trajneri i katërt. Dhe emri që zgjodhi klubi është i njohur shumë mire, Orges Shehi.

Nga janari 2021 deri në tetor 2023, Shehi drejtoi bardheblutë në mbi 120 ndeshje, mori titullin kampion dhe Superkupën e Shqipërisë, me mbi 60 për qind fitore. Trajneri më jetëgjatë dhe më i suksesshëm i Tiranës prej dekadash. Pas largimit shkoi tek Ballkani i Kosovës, por Tirana e tërhiqte gjithmonë. Dje e konfirmoi vetë: “Ishte zgjedhje zemre dhe tifozllëku. Do të përpiqemi të kalojmë këtë situatë kritike.” Debutimi është i enjten, 27 shkurt, transfertë kundër Vllaznisë.

Shehi ka shpëtuar Tiranën njëherë, kur erdhi në krizë në 2021. A mund ta bëjë sërish? Me 11 javë të mbetura, 33 pikë në lojë dhe zonën e rënies vetëm disa pikë larg, secila ndeshje ka peshën e një finale. Nëse ia del, do të jetë rikthimi dramatik i sezonit. Nëse jo, do të jetë kapitulli më i errët i historisë moderne bardheblu. Klubi me 26 tituj kampioni, lufton sot për të mos zbritur.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Beyer thekson rëndësinë e transparencës gjyqësore, Berisha: Qëndrojmë të vendosur për Europën

Pas takimit që zhvilloi sot me Peter Beyer, Raporter...

Ndodhen në Kinë! Ndërtohen shkallët lëvizëse më të gjata në natyrë në botë

Një qytet në Kinë ka ndërtuar sistemin më të...

“Të çmendur” pas Botërorit, Infantino: Më shumë se 500 milionë kërkesa për bileta

Botërori i FIFA-s 2026 pritet të jetë një ngjarje...

Byrek me kungull dhe djathë dhie

Përbërësit: 1 petë sfoliat (ose brumë për byrek) 400 g kungull,...