1.5 C
Tirana

Falsifikim dokumentesh dhe transport i paligjshëm i emigrantëve, 2 të arrestuar në Korçë e Pogradec

Më datë:

2 persona kanë rënë në prangat e policisë së Korçës dhe Pogradecit, të akuzuar për vepra të ndryshme penale. Nje 35-vjeçar u arrestua nga policia e Korçës, i cili ishte shpallur në kërkim pasi ishte dënuar për falsifikim të dokumenteve.

Ndërkaq nga policia e Pogradecit u bë i mundur arrestimi i një 20-vjeçari. Ky shtetas, më datë 29.05.2021, u shpall në kërkim policor në kuadër të operacionit të koduar “Perimetri”, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

NJOFTIMI

Korçë/Pogradec

Ndalohen dy shtetas të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë ndalimin e shtetasit në kërkim G. H., 35 vjeç, banues në fshatin Sovjan, Maliq.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendimin e datës 30.07.2019, e ka dënuar këtë shtetas me 4 muaj burg për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në vijim të punës për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të shpallur në kërkim, bënë ndalimin e shtetasit A. Ç., 20 vjeç, banues në fshatin Vloçisht, Maliq.

Ky shtetas, më datë 29.05.2021, u shpall në kërkim policor në kuadër të operacionit të koduar “Perimetri”, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha mbledh kryesinë e PD-së: Pezullimi i Ballukut çelte portat e ferrit për Ramën!

https://www.youtube.com/live/Q7iikI9ggfk?si=zKL8ebqTre7MxlDa&t=312 Kryedemokrati Sali Berisha ka mbledhur këtë të shtunë, më...

“Nga errësira lindi shpresa”, zëri i UÇK-së jehon në Shkup për drejtësi

Shkupi është mbushur sot me flamuj kuqezi, teksa qindra...

Inspektori i IKMT-së në Kukës kërcënon drejtorin e tij, arrestohet 33-vjeçari

Inspektori i IKMT-së pranë Drejtorisë Rajonale Kukës është arrestuar...

Veliaj bën padi të re në Kushtetuese: Të shpejtohet vendimi për daljen nga burgu, kryebashkiaku mungon në detyrë

Avokatët e kryebashkiakut Erion Veliaj i kanë kërkuar Gjykatës...