Vendet e BE nisin vaksinimin e adoleshentëve, të parat Rumania dhe Italia

Më datë:

Disa vende të Bashkimit Europian kanë nisur vaksinimin e adoleshentëve. Kanë qenë Rumania dhe Italia që nisën sot vaksinimin e adoleshentëve kundër koronavirusit, duke u bërë vendet e para të Bashkimit Evropian që bëjnë një gjë të tillë.

Komisioni Evropian miratoi të hënën përdorimin e vaksinës Pfizer/BioNTech te fëmijët 12 vjeç e lart.

Duke mos humbur shumë kohë, kryeministri rumun, Florin Citu, tha se fëmijët 12 vjeç e lart mund të fillojnë vaksinimin nga 1 qershori.

Vendet e tjera në Evropë pritet të ndjekin shembullin, megjithëse disa mund të vazhdojnë t’u japin përparësi në vaksinim të rriturve dhe fëmijëve me probleme shëndetësore, të cilat i bëjnë ata më të cenueshëm nga koronavirusi.

Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja e kanë miratuar më herët përdorimin e vaksinës Pfizer/BioNTech te fëmijët 12 vjeç e lart.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ligji i ri për energjinë elektrike synon treg të hapur, çmime transparente dhe integrim me BE-në

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nxjerrë për konsultim...

Tensione në Kuvend, opozita sjell në vëmendje rastet e fundit të SPAK

Opozita e ka nisur ndryshe senacën e sotme plenare....

Lehtësim për transportin urban, miratohet subvencioni i karburantit

Këshilli Bashkiak i Tiranë ka dhënë miratimin për një...

Rritja e çmimeve të karburanteve, biznesi kërkon politika fiskale lehtësuese

Biznesi paralajmëron se rritja e vazhdueshme e çmimeve të...