Beteja me zjarret vijon/ pesë vatra aktive, ndërhyrje nga ajri me katër helikopterë dhe “Air Tractor”

Më datë:

Ministria e Mbrojtjes njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 27 vatra zjarri në të gjithë vendin. Pesë prej tyre vijojnë të jenë aktive, ndërsa dy të tjera po mbahen nën monitorim.

Për përballimin e situatës janë angazhuar 42 automjete zjarrfikëse dhe 371 forca operacionale. Në mbështetje të operacioneve janë vënë edhe 153 efektivë të Forcave të Armatosura, 6 automjete zjarrfikëse, një autoambulancë e FA-së, 4 helikopterë dhe një avion “Air Tractor” i Forcës Ajrore.

Kavajë dhe Tiranë

Në Cikallesh, në bashkinë Kavajë, ekipet vijojnë punën për eliminimin e vatrave të mbetura. Situata nuk paraqitet problematike dhe nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Në Dajt dhe Priskë të Madhe, situata vijon të monitorohet dhe deri tani nuk raportohet rrezik për banesat.

Mallakastër

Në zonën Panahor–Ndrenie–Vlosh, zjarri është nën kontroll. Edhe në Koilaç–Greshicë/Hekal situata është stabilizuar dhe nuk paraqitet rrezik për zonat e banuara.

Krujë

Në Abaze, zjarri është reduktuar në vatra të vogla dhe nuk paraqet rrezik për komunitetin.

Në Krastë, për shkak të terrenit të vështirë, ndërhyrja po mbështetet nga ajri me një helikopter të Forcës Ajrore. Pranë vatrës nuk ka banesa dhe nuk raportohet rrezik i drejtpërdrejtë për komunitetin.

Kurbin

Në Vilëz, zjarri vijon të jetë aktiv. Ndërhyrja e dy helikopterëve të Forcave të Armatosura gjatë ditës së djeshme ka frenuar përhapjen e flakëve dhe ka shmangur rrezikun për kishën, varrezat dhe banesat.

Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit janë shuar plotësisht edhe disa vatra të tjera, përfshirë ato në Xhaferaj–Oblikë, Spatharë dhe Kodrën e Butë në Cërrik.

AKMC dhe strukturat e sistemit të mbrojtjes civile vijojnë monitorimin dhe koordinimin e operacioneve në terren, me prioritet mbrojtjen e jetës së qytetarëve, banesave dhe zonave të banuara.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ngjarje tragjike në Pogradec/ 30-vjeçari humb jetën pasi u hodh nga varka

Një 30-vjeçar nga Maliqi ka humbur jetën në ujërat...

Berisha: Televizionet favorizuan Ramën/ 15 orë hapësirë mediatike, opozita vetëm 4 orë

/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë konferencës...

Haxhiu kërkon marrëveshje politike para vazhdimit të seancës konstituive

 Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu...

PD reagon ndaj deklaratës së Zelenskyt për Kosovën: Jashtë çdo konteksti historik

 Partia Demokratike ka reaguar sot ndaj deklaratës së presidentit...