PD reagon ndaj deklaratës së Zelenskyt për Kosovën: Jashtë çdo konteksti historik

Më datë:

 Partia Demokratike ka reaguar sot ndaj deklaratës së presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, gjatë vizitës së tij në Beograd, lidhur me qëndrimin e Ukrainës ndaj pavarësisë së Kosovës.

Në një deklaratë, PD shprehet se, “gjatë vizitës së tij në Beograd, presidenti Zelensky deklaroi se nuk do njihte shtetin e pavarur të Kosovës madje më qartë, shpalljen e njëanshme të Pavarësisë së Kosovës”.

“Me keqardhje deklarojmë se kjo deklaratë nga përfaqësues i një vendi mik është jashtë çdo konteksti historik dhe bie haptas ndesh me vendimet historike të Aleancës së Atlantikut të Veriut dhe vendeve kyesore të saj, por dhe me të drejtën, ligjin ndërkombëtar, vendimet e Gjykatës së OKB që kanë sanksionuar ligjimitetin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës”, thekson PD.

Përveç kësaj, vijon PD, “Ukraina në luftën e saj heroike kundër agresionit barbar rus ka patur dhe ka mbështetjen më të plotë nga mbarë kombi shqiptar, Shqipëria dhe Kosova ndërkohë që deri dje Serbia si Rusia e vogël ishte prapavija e fuqishme e Rusisë në agresionin e saj kundër Ukrainës”.

“Partia Demokratike hedh poshtë një deklaratë të tillë dhe e konsideron si një nxitje të serbomadhit Vuçiç për qëndrime dhe veprime destabilizuese që janë dhe interesi më i mirë i Vladimir Putinit dhe Rusisë”, përfundon deklarata e PD.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ngjarje tragjike në Pogradec/ 30-vjeçari humb jetën pasi u hodh nga varka

Një 30-vjeçar nga Maliqi ka humbur jetën në ujërat...

Berisha: Televizionet favorizuan Ramën/ 15 orë hapësirë mediatike, opozita vetëm 4 orë

/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë konferencës...

Haxhiu kërkon marrëveshje politike para vazhdimit të seancës konstituive

 Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu...

Rregulla të reja për drejtuesit/ Patenta hiqet përgjithmonë nëse kapesh dy herë me alkool mbi normë

Drejtori i Policisë Rrugore, Perlat Vatoci, gjatë një prononcimi...