Është zyrtare, Asambleja e PS-së mblidhet më 11 shtator

Më datë:

Ashtu siç kishim raportuar, Asambleja e Partisë Socialiste do të mblidhet më 11 shtator në orën 09:30.

Lajmi u konfirmua sot zyrtarisht përmes një njoftimi nga Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, ku zbardhet dhe axhenda e asaj dite: “Mbështetur në Statutin e PS, neni 37, pika 5, ju njoftojmë se më datën 11.09.2025, ora 09.30, tek kompleksi ‘Xibraku’ do të zhvillohet  mbledhja e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste”.

Kështu sikurse vihet re në axhendë, asambleja do të nisë me fjalën e kryetarit të PS-së dhe kryeministrit Edi Rama.

Axhenda:

-Hapja e mbledhjes dhe miratimi i rendit të ditës

-Fjala e kryetarit të PS Edi RAMA

-Mendime, pyetje dhe diskutime

-Të ndryshme

Në mbledhjen e kësaj asambleje, pritet që kryeministri Rama të prezantojë ndryshimet në kabinetin qeveritar, pas fitores në zgjedhjet e 11 majit.

Sjellim ndërmend se në zgjedhjet e 11 Majit, Partia Socialiste doli fituese e plot 83 mandateve, një fitore historike kundër Partisë Demokratike e cila sëbashku me aleatët arriti të fitojë 50 mandate.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Bordi i Transparencës: Nafta të shitet jo më shumë se 206 lekë për litër

Bordi i Transparencës në datë 2 Maj 2026, në...

“Sali kolltuku”/ Salianji i përgjigjet Berishës: Ti bën para nga regjimi i Ramës

Gara për kryetarin e Partisë Demokratike ka bërë që...

Deklarohen ‘pasuri kulturore e paluajtshme’ Parku arkeologjik Bylis dhe Klos dhe e Orikumit

Këshilli i Ministrave, i mbledhur këtë të premte, 17...

Dronët ukrainas “godasin” naftën ruse

Dronët ukrainas goditën portin rus të Tuapses në Detin...