Përfundon protesta e PD, Berisha denoncon incidentin me spray: Ishte i shëmtuar, por…

Më datë:

Kreu i Partisë Demokratike ka folur për hedhjen e spray-t lotsjellës mbi të, pas përfundimit të protestës së demokratëve.

Ai tha se ky ishte një akt i shëmtuar, teksa shton se veprimi sa shton vendosmërinë e tyre për protesta.

“Keni qenë të shkëlqyer, nuk e di domethënë, si e nderuat ju kaq shumë 22 marsin. Do të zotohemi në këtë shesh, nuk ka pakt me ata që kanë vjedhur dhe vjedhin si hiena pasuritë e shqiptarëve. Qëndresa jonë, ndëshkimi ynë do të bjerë mbi ta, do të bien në lanë. Si e kishte rrethuar të katërta anët me policë, ku ka rrethim që na ndal ne. Edi Rama jep dorëheqjen sa më shpejt, jep dorëheqjen se do të të tërheqim si ashtu siç nuk ta pret mendja.

Ajo që bëri Edi Rama ishte një akt i shëmtuar, por ajo sa rrit vendosmërinë e protestuesve për të hedhur në lanë atë dhe regjimin e tij. Nuk kemi të ndalur. Apsolutisht. Sot ne fituam një betejë, zhvilluam betejën më të bukur, në të ekzistencën tonë, më madhështore do të jetë ajo e ardhshmja. Do të ju njoftoj”, tha Berisha.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Lehtësim për transportin urban, miratohet subvencioni i karburantit

Këshilli Bashkiak i Tiranë ka dhënë miratimin për një...

Rritja e çmimeve të karburanteve, biznesi kërkon politika fiskale lehtësuese

Biznesi paralajmëron se rritja e vazhdueshme e çmimeve të...

Sali Berisha thirrje për protestë masive: “Do jetë më e fuqishmja”

“Ne do ngrihemi dhe më fuqishëm, ky është misioni...

Tiranë: Goditet aktiviteti i Call Center-ave, aksion i SPAK dhe francezëve

Një aksion policor është zhvillua në zonën pranë “Sami...