Erdoğan: Turqia u dërgoi ndihmë 17 vendeve në luftën kundër koronavirusit

Më datë:

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tha se 69 vende deri më tani kanë kërkuar ndihmë nga Turqia për të luftuar koronavirusin e ri (COVID-19) dhe se vendi ka ndihmuar me pajisje të nevojshme 17 prej tyre.

“Në të kaluarën ishim vend që kërkonte ndihmë nga bota në kohë krizash, kurse sot, 69 vende kanë kërkuar ndihmë nga Turqia. Prej tyre, 17 vendeve, në kuadër të mundësive, ua kemi dërguar materialet e nevojshme”, tha Erdoğan në një fjalim drejtuar kombit në lidhje me masat kundër pandemisë e cila ka përfshirë gjithë globin.

“Ne po bëjmë çdo përpjekje që të mos i lëmë vetëm miqtë tanë në këto ditë të vështira”, shtoi presidenti turk.

Më tej në fjalën e tij, ai tha se Turqia është vendi që më herët mori masa të gjera për ta luftuar virusin.

Ai theksoi se pas pandemisë globale, bota më nuk do të jetë si më parë.

“Bota po shkon drejt një periudhe në të cilën asgjë nuk do të jetë e njëjtë pas kësaj epidemie dhe në të cilën do të ndërtohet një sistem i ri global, politik, ekonomik dhe shoqëror”, tha presidenti i Turqisë.

Turqia deri më tani ka konfirmuar 59 viktima nga koronavirusi, me gjithsej 2.433 raste.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Noka: Veprimet e policisë në protestë të paprecedenta, akuza të rënda ndaj qeverisë

Sekretari i Përgjithshëm i PD, deputeti Flamur Noka, i...

Protesta tensionohet, policia përdor spraj lotsjellës, i lënduar një aktivist

Tensione janë shënuar pas përfundimit të fjalimeve politike në...

Akuza të forta nga Berisha ndaj Ramës gjatë protestës së opozitës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur një...

Bordi i Transparencës: rregullim i ri i çmimit të naftës dhe benzinës

Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit. NJOFTIMI I BORDITBordi...