4.5 C
Tirana

Erdogan takon kreun e qeverisë Rama, mbërrin në Kryeministri

Më datë:

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan ka përfunduar takimin me kreun e shtetit Bajram Begaj.

Sipas axhendës, Erdogan tashmë ka mbërritur në Kryeministri, ku është takuar me kryeministrin Edi Rama.

Takimi “kokë më kokë” i të dyve do të pasohet nga mbledhja e Këshillit të Bashkëpunimit të nivelit të lartë Shqipëri-Turqi, nënshkrimi i marrëveshjeve dhe konferenca e përbashkët në Kryeministri.

Vizita e Erdogan në Tiranë do të përmbyllet me inaugurimin e Xhamisë së Namazgjasë e cila u ndërtua me fondet e qeverisë turke, investim i cili kushtoi 30 mln euro.

Axhenda
11:30- Ceremonia e pritjes në presidencë, takim kokë më kokë me presidentin Begaj
12:15- Takimi Tête-à-tête i Kryeministrit Edi Rama me Presidentin Erdoğan
13:15- Këshilli i Bashkëpunimit të nivelit të lartë Shqipëri-Turqi
14:25- Firmosja e marrëveshjeve respektive mes dy vendeve
14:35- Deklaratë e përbashkët e Kryeministrit Rama – Presidentit Erdoğan
15:00- Drekë në Pallatin e Brigadave
16:50- Ceremonia e inaugurimit të Xhamisë

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Plagosje fatale në Kavajë, 47-vjeçari ndërron jetë”

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e kësaj...

Qofte me lëng

Përbërësit: 500 g mish i grirë, 2 qepë mestare ose 1...

Reagon Komuniteti Mysliman: Gaz lotsjellës te Namazgjasë, besimtarët u dëmtuan

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka ndjekur me vëmendje ngjarjen...