Gonzato: Kuvendi t’i rikthehet normalitetit

Më datë:

Për ambasadorin e Bashkimit Europian në vendin tonë Silvio Gonzato dhuna në parlament nuk është mënyra efikase për denoncuar problemet e demokracisë në Shqipëri. Ai u kujtoi palëve që puna në parlament duhet të fokusohet te integrimi në një moment kur pritet të nisë hapja e kapitujve të anëtarësimit.

“Opozita ka shumë mënyra për të denoncuar problemet me demokracinë. Djegia e karrigeve në parlament nuk është mënyra e duhur. Parlamenti duhet të jetë funksional dhe të dyja palët kanë rolin e saj pasi pritet pasi në këtë kohë pritet hapja e kapitujve të parë të anëtarësimit”.

Gonzato inspektoi një punishte në Elbasan e ngritur në pronat e sekuestruara nga grupet kriminale dhe ai foli edhe për luftën kundër krimit

“Lufta kundër krimit dhe korrupsionit nuk bëhet vetëm me procese gjyqësore, por duhet punuar që të jenë në shërbim të komunitetit. Një nga këto raste është edhe ndërtimi i kësaj punishteje dhe janë shumë frymëzuese historitë e të gjitha grave që punojnë këtu”.

Ambasadori Gonzato u shoqërua nga ministri i Brendshëm Ervin Hoxha dhe kryetari i bashkisë së qytetit Gledian Llatja.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Vizitë e nivelit të lartë në Kosovë, Marta Kos takohet me kryeministrin Albin Kurti

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, ndodhet...

Në kërkim nga GJKKO, arrestohet i dyshuari për trafik narkotikësh në vendet e BE-së

Një person i dyshuar për trafik narkotikësh drejt vendeve...

Shqipëria i bashkohet qendrës së ekselencës së NATO-s për mbrojtjen kibernetike

Shqipëria është tashmë zyrtarisht pjesë e NATO Cooperative Cyber...

Rama në Estoni, merr pjesë në Konferencën Lennart Meri 2026

Kryeministri Edi Rama, do të zhvillojë sot një vizitë...