Erdogan takon kreun e qeverisë libiane të njohur nga OKB

Më datë:

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka pritur në një takim në Stamboll kreun e Qeverisë së Pajtimit Kombëtar (GNA) të Libisë, Fayez al-Sarraj.

Takimi midis presidentit turk dhe shefit të qeverisë libiane të njohur nga Kombet e Bashkuara (OKB) po zhvillohet e mbyllur për media në Zyrën Presidenciale në Pallatin Dolmabahçe në Stamboll.

Takimi Erdogan-Sarraj vjen pasi nga mesnata në Libi ka hyrë në fuqi një armëpushim midis palëve ndërluftuese, i cili përfundimisht u pranua nga forcat lojale të gjeneralit rebel Khalifa Haftar me bazë në lindje të Libisë pas thirrjes së Turqisë dhe Rusisë.

Më 4 prill, forcat e Haftarit filluan një fushatë ushtarake për të kapur Tripolin, me çka GNA nisi një kundër-operacion.

Ndërkaq, më 12 dhjetor, Haftar dha një tjetër urdhër për sulm ndaj Tripolit, duke e quajtur fushatën e re si “Lufta Vendimtare”, ndërsa si masë kundër këtij urdhri, në dhjetë qytete perëndimore të vendit u shpall mobilizim.

Që nga rrëzimi i ish-liderit libian Muammar Gaddafi në vitin 2011, në Libi janë shfaqur dy qendra pushteti, një në Libinë lindore e mbështetur kryesisht nga Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, dhe GNA në Tripoli, e cila gëzon njohjen ndërkombëtare dhe atë të OKB-së.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ndryshimet statutore në PD nuk do publikohen para shqyrtimit nga kryesia

Partia Demokratike ka nisur zyrtarisht procesin për ndryshimet në...

Sali Berisha mbetet kandidati i vetëm për drejtimin e Partia Demokratike e Shqipërisë

Mereme Sela dhe Vladimir Mulaj janë skualifikuar nga gara...

Ndahet nga jeta Shaban Zeneli, “Bilbili i Çamërisë”

Shabani Zeneli, artisti i muzikës popullore shqiptare, i njohur...

Ndërtoi pa leje në tarracën e pallatit, arrestohet 57-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës vuri në pranga një 57-vjeçar i...