Erdoğan: Riafirmoj se Turqia nuk e njeh aneksimin e jashtëligjshëm të Krimesë

Më datë:

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan, theksoi se zhvillimet në Idlib tashmë kanë ardhur në një gjendje të vështirë.

Erdoğan, pas takimit bilateral me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, zhvilluan një konferencë të përbashkët për media.

Ai fillimisht riafirmoi se Turqia nuk e njeh aneksimin e jashtëligjshëm të Krimesë dhe falënderoi Ukrainën për mikpritjen.

Duke iu përgjigjur pyetjeve në lidhje me Idlibin dhe sulmin e regjimit sirian ndaj trupave turke, presidenti turk tha se, “Zhvillimet në Idlib tashmë kanë ardhur në një gjendje të vështirë”.

“Kemi duruar shumë”, shtoi presidenti turk.

Erdoğan tha se Turqia “po i bën të paguajnë” autorët për sulmin ndaj ushtarërve turq në Idlib.

Ai tha se si pasojë e sulmit të regjimit sirian, tetë persona kanë humbur jetën, prej të cilëve tre civilë dhe pesë ushtarë.

“Uroj që çdokush të dijë përgjegjësitë në kuadër të marrëveshjeve të Astanas dhe Soçit dhe të vazhdojmë punimet tona në këtë drejtim”, tha Erdoğan.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Qytetarët vijojnë protestën në Tiranë kundër ndërhyrjeve të planifikuara në Zvërnec

 Shoqëria civile dhe qytetarë për të pestën ditë radhazi...

Igli Tare del nga SPAK pas një maratone pyetjesh, asnjë koment për gazetarët

Igli Tare ka dalë nga ambientet e SPAK, pas...

“Ti gjobaxhi… kaq kam me ty”/ Balla akuza Shehajt: U vihesh bizneseve nga pas për lekë

Përplasjet për Zvërnecin në Kuvend kanë vijuar midis socialistit,...

Antonio Costa i vë kushte Serbisë

Nga Beogradi në krah të Aleksandër Vuçiç Presidenti i...