Erdogan: Në vitet 2020 do të vazhdojmë të punojmë për t’i shtuar vendit vepra të reja

Më datë:

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se do të vazhdojnë të punojnë edhe gjatë viteve 2020 dhe të jenë shërbyes të kombit.

Erdoan  publikoi të premten një mesazh në median sociale Twitter me rastin e Vitit të Ri.

Në mesazhin e tij ai shprehu urimin që viti 2020 të sjellë paqe, qetësi, prosperitet dhe mirëqenie për të gjithë njerëzimin.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë në mënyrë që atyre që fituam në vitet 2010 tu shtojmë vepra të reja gjatë viteve 2020 dhe të vazhdojmë të jemi shërbyes të kombit”, shkroi Presidenti turk.

Erdoan mesazhit të tij i bashkëngjiti edhe një grafik me titull “Çfarë kemi bërë në 10 vite?”.

Në grafik u pasqyruan disa vepra që kanë mbetur në mend nga këto 10 vitet e fundit si ura, aeroporte, linja të trenave me shpejtësi të lartë si dhe prodhimi dhe datat e hyrjes në inventar të armëve dhe sisteme të mbrojtjes, prodhim vendor.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Tre orë në SPAK, Ardit Gjebrea flet pas daljes nga Prokuroria e Posaçme

Pas thuajse tre orësh, Ardit Gjebrea ka lënë ambientet...

Rulo lakre të mbushura

Nuk e dimë se sa shpesh mund t’i keni...

Shikimet i tradhëtojnë… dyshimet për lidhje mes Dakota Johnson dhe Machine Gun Kelly shtohen!

Dakota Johnson dhe Machine Gun Kelly janë fotografuar sërish...

Nuk është thjesht uri! Pse trupi ju kërkon ushqim pikërisht para gjumit?

Ke ngrënë darkë, ndihesh i ngopur dhe mendon se...