9.5 C
Tirana

Viziton bebet e para për 2020 në maternitetet e Tiranës, Manastirliu: Mbi 37,180 të porsalindur përfituan bonusin e bebes

Më datë:

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, dhe kryeministri Edi Rama kanë vizituar në të dy maternitetet e Tiranës bebet e para të ardhura në jetë për 2020.

Nga Materniteti “Koço Gliozheni” ministrja Manastirliu ka uruar gjithë shqiptarët për një vit të mbarë dhe ka deklaruar se gjithë puna dhe sakrifica i dedikohet fëmijeve, mbështetje e tillë nga qeveria është dhënë nëpërmjet bonusit të bebes për çdo të porsalindur.

“Ta bëjmë Shqipërinë më të mirë për fëmijë tanë. Këtu duhet të kontribuojmë të gjithë. Ndaj edhe qeveria shqiptare vendosi që nëpërmjet inicimit të politikës së re në 2019 t’i mundësonte çdo familje bonusin e bebes për fëmijën e parë, të dytë të tretë e kshu me rradhë. Një shpërblim i nevojshëm për çdo familje”, tha Manastirliu.

Për vitin 2019 janë mbi 37,180 të porsalindur që kanë përfituar Bonusin e Bebes, prej tyre mbi 10 mijë të lindur jashtë vendit.

foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Makina merr para turmën në Mynih

28 persona kanë mbetur të plagosur pasi një makinë...

Gjykatësi ‘i hap rrugën’ planit të Trump për reduktimin e punonjësve federalë

Një gjykatës federal i hapi udhë të mërkurën planeve...

Flamur Nokën nuk e mbajnë nervat, “turret” drejt Ballës! Ndërpritet seanca

Gjatë seancës parlamentare këtë të enjte janë shënuar tensione...

Rama: Morëm letër nga BE për çeljen e negociatave për grupkapitullin 3

Shumë shpejt, çelja e grupkapitullit të 3 të negociatave...