17.5 C
Tirana

Erdogan dhe Trump diskutojnë për Libinë dhe Sirinë

Më datë:

Presidenti amerikan Donald Trump ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ku janë diskutuar konfliktet në Libi dhe në Idlib të Sirisë.

“Dy liderët kanë diskutuar nevojën për të eliminuar ndërhyrjen e huaj dhe për të ruajtur armëpushimin në Libi”, njoftoi zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Judd Deere, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Gjatë ditës së djeshme, duke folur para përfaqësuesve të mediave gjatë vizitës së tij në disa vende afrikane, presidenti Erdogan akuzoi forcat besnike të komandantit ushtarak jolegjitim, Khalifa Haftar, se kanë shkelur dy samite që kërkonin paqe në vend.

“Haftar, i cili ua ktheu shpinën samiteve të Moskës dhe Berlinit, po shkel armëpushimin në Libi. Nëse paqja do të vendoset në Libi, ai duhet të ndalet”, tha Erdogan.

“Haftar dhe forcat e tij po luajnë një lojë të ndyrë dhe ne po i vëzhgojmë. Ne do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka që është e nevojshme”, shtoi ai.

Më 12 janar, palët në Libi njoftuan një armëpushim në përgjigje të thirrjes së përbashkët të presidentit turk dhe atij rus. Por dy ditë më pas, bisedimet për një armëpushim të përhershëm përfunduan pa një marrëveshje, pasi komandanti renegat libian, Khalifa Haftar, u largua nga Moska pa nënshkruar marrëveshjen.

Një javë më vonë, Haftar në Berlin pranoi kushtet për të caktuar anëtarët e një komisioni ushtarak të propozuar nga OKB-ja, me pesë anëtarë nga secila palë, për të monitoruar zbatimin e armëpushimit.

Që nga rrëzimi i sundimtarit Muammar Gaddafi në vitin 2011, në Libi u shfaqën dy qeveri rivale, njëra në Libinë lindore e mbështetur kryesisht nga Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërsa tjetra në Tripoli, e cila gëzon njohjen e OKB-së dhe atë ndërkombëtare.

Dy liderët gjithashtu kanë diskutuar luftimet në Idlib, ku ka pasur bombardime të ashpra nga regjimi i Bashar al-Asad dhe aleatëve të tij.

Trump dhe Erdoğan “u dakorduan se dhuna që po kryhet në Idlib, Siri, duhet të ndalojë”, tha Deere.

Turqia dhe Rusia ranë dakord në shtator 2018 për ta kthyer Idlibin në një zonë deeskalimi në të cilën aktet e agresionit janë të ndaluara shprehimisht.

Që atëherë, më shumë se 1.600 civilë janë vrarë në sulmet e regjimit dhe forcave ruse, pasi armëpushimi u shkel.

Gjatë bisedës telefonike, dy liderët gjithashtu kanë diskutuar edhe për situatën në Mesdheun Lindor.

“Presidenti Trump gjithashtu ka theksuar rëndësinë që Turqi dhe Greqia të zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre në Mesdheun Lindor”, tha Deere.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Bashkëpunonin me inteligjencën ruse, policia britanike arreston 3 persona në Londër

Tre persona janë arrestuar në Londër me dyshimin se...

Shiste produkte bujqësore të skaduara/ Tiranë, vihet në pranga 35-vjeçari

Finalizohet operacioni policor i koduar “Expiration”. Operacioni u zhvillua nga...

Raporti i OSBE-së/ “Reagim qytetar, një orë e më parë!”, Salianji: Në Shqipëri s’pati zgjedhje të lira

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka reaguar në lidhje...

“Tre persona janë prangosur pas sulmeve ndaj taksistit dhe grabitjes së celularit”

Tre shtetas janë arrestuar nga policia e kryeqytetit. Blutë njoftojnë...