Ruhani: Rezistenca e popujve të rajonit, faktor për thyerjen e komploteve të Amerika

Më datë:

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se rezistenca dhe qëndresa e popullit të Iranit dhe të vendeve të tjera të rajonit, ka qenë dhe është faktor për thyerjen e komploteve të Amerikës në rajonin e Azisë Perëndimore.

Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, ditën e martë në një ceremoni në Teheran, duke vë në dukje progresin e madh të Republikës Islamike të Iranit në fusha të ndryshme pavarësisht rrethanave nën sanksione dhe veprime destruktive të regjimit aktual të Amerikës në rajonin e Azisë Perëndimore, shtoi: “Qeveria mashtruese dhe terroriste aktuale e Amerikës e cila është më e keqja në mesin e të gjitha qeverive të historisë së SHBA-ve, me veprimet e veta ka krijuar probleme të shumta për popujt e botës, aleatët dhe gjithashtu për vetë popullin amerikan”.

Ruhani duke thënë se Amerika me pretendim të civilizimit, demokracisë dhe të drejtave të njeriut, ka bërë padrejtësi të madhe ndaj popujve të rajonit, shtoi: “Qeveria e cila sundon aktualisht në Amerikës, ka bërë padrejtësi dhe dhunë jo vetëm ndaj popullit të Iranit, por edhe ndaj popujve të tjerë të rajonit si Irakut, Afganistanit, Jemenit, Sirisë dhe Libanit dhe janë shumë të paktë vendet e rajonit që nuk kanë përjetuar padrejtësinë dhe politikën e dhunshme të Amerikës”.

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit theksoi: “Në kohën kur armiqtë lakmojnë plaçkitjen e resurseve të Iranit, populli iranian në mënyrë të unifikuar ka dal në skenën e zhvillimeve dhe ka rezistuar përball komploteve të Amerikës dhe sot gjithashtu edhe pas shumë sanksioneve dhe presioneve ekonomike, populli i Iranit po vazhdon qëndresën e vet”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Nga Berati, Demo thekson nevojën për forcimin e qeverisjes vendore

Dëgjesa për reformën administrative-territoriale ka vijuar ditën e djeshme...

Berisha në takimin e “Martens Centre”: Integrimi në BE duhet të bëhet sipas meritave jo lobingjeve

 Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë pjesë...

Një ditë para zgjedhjeve në Kosovë, sot vendos diaspora në 30 misione diplomatike

Sot zhvillohet procesi i votimit në përfaqësitë diplomatike të...

“Zvërneci”/ Dita e 6-të e protestës, tubime në Tiranë dhe rrethe

Ka nisur protesta e radhës qytetare kundër investimeve në...