EMRI/ Arrestohet një biznesmen ndërtimi

Më datë:

Një biznesmen ka rënë në prangat e policisë së Elbasanit, pasi akuzohet se u ofronte qytetarëve ndërtime pa lejë kundrejt parave.

Në pranga ka rënë 44-vjeçari Sulejman Shahini, pronar i një firme ndërtimi në Elbasan.

Biznesmeni u arrestua nga seksioni i krimeve ne komisariatin e policisë së Elbasanit.

Prej gjashtë muajsh policia e kishte nën hetim me metoda speciale dhe zbuloi se ky person në emër të firmës së ndërtimit që kishte prej vitesh në Elbasan, u premtonte pronareve të bizneseve ndërtimin pa leje të objekteve apo qytetarëve që kërkonin të ndërtonin shtëpi pa leje.

44-vjeçari Shahini kishte lidhje te forta edhe me zyrtare te INUV në bashkinë e Elbasanit nëpërmjet te cilëve u premtonte qytetareve ndërtimin e banesave apo bizneseve pa leje kundrejt shumave që shkonin nga 3 deri në 5 mijë euro.

Shahini akuzohet për veprën penale ‘ndërtim i pa ligjshëm’, ‘Dhënie ndihme për ndërtim të pa ligjshëm’ dhe , ‘Fshehje e të të ardhurave’. /BW

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kontrolle në burgun e Shkodrës, gjenden celularë të fshehur në ambiente të brendshme

Janë zhvilluar kontrolle në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve...

Ministri grek, Nikos Dendias mbërrin në Tiranë. Takon kryeministrin Rama

Ministri i Mbrojtjes së Greqisë, Nikos Dendias, pritet të...

Trigona të vogla me bajame – Recetë e ëmbël

Bajamet janë ndër arrorët më të përdorur në ëmbëlsira...

Komisioni i Jashtëm, seanca dëgjimore me kandidatë për ambasadorë

Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme zhvilloi sot...