Elektricisti ndërron jetë pasi u dëmtua gjatë riparimit të linjës elektrike, arrestohet drejtuesi i punimeve të OSSH-së

Më datë:

Drejtuesi i punimeve të OSSH-së në Gjirokastër është arrestuar për shpërdorim detyre pasi dy elektricistë janë dëmtuar e njëri prej tyre ndërroi jetë gjatë punës.

Ditën e djeshme, gjatë riparimit të një linje elektrike në lagjen Gërhot, dyshohet se për shkak të moskryerjes së kontrollit dhe mungesës së monitorimit në punë janë dëmtuar dy elektricistë, G. C dhe A. T., ku G.C, ka ndërruar jetë më vonë në spital.

Gjirokastër

Arrestohet në flagrancë drejtuesi i punimeve të OSSH-së, për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, si dhe procedohet një operator i dispeçerisë së OSSH-së Gjirokastër, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”. Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Gjirokastër arrestuan në flagrancë për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasin Sh. O., 52 vjeç, banues në Gjirokastër, me detyrë drejtues i punimeve të grupit të ngritur nga OSSH Gjirokastër, pasi ditën e djeshme, gjatë riparimit të një linje elektrike në lagjen Gërhot, dyshohet se për shkak të moskryerjes së kontrollit dhe mungesës së monitorimit në punën e elektricistëve, janë dëmtuar dy elektricistë, shtetasit G. C dhe A. T. Shtetasi G.C, ka ndërruar jetë më vonë në spital.

Gjithashtu u referuan materialet në Prokurori për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, për shtetasin K. H., 64 vjeç, banues në Gjirokastër, me detyrë operator i OSSH Gjirokastër, pasi dyshohet se ka falsifikuar dokumente duke ndërhyrë në librin e dispeçerisë së OSSH Gjirokastër. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Protesta e radhës kombëtare e opozitës më 8 maj

Kryetari i PD-së Sali Berisha, në deklaratën për mediat...

Hetime për zjarrin te “Farmacia 10”, në pyetje 5 fëmijët e kapur nga kamerat

Prokuroria e Tiranës ka marrë në pyetje pesë fëmijët,...

Ish-kreu i ARRSH-së në SPAK, i zgjaten hetimet për 3 muaj

Ish-kreu i ARRSH-së Gentian Gjyli është paraqitur sot në...

Probleme me e-Albania, PD: Të garantohet akses i plotë për qytetarët

PD ka denoncuar mungesën e shërbimeve publike digjitale. Në...