Ekzekutoi ish-dhëndrin, Mexhit Picari shfaqet i penduar: Të më falin nipërit dhe mbesat!

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg babë e bijë, Mexhit Picarin dhe Dhurata Saliajn, të cilët dyshohet se bashkëpunuan për vrasjen e Kudret Saliajt.

Ndërkohë, në sallën e gjyqit Mexhit Picari ka mohuar që vajza e tij të kishte dijeni për vrasjen si dhe ka kërkuar ndjesë për krimin e bërë.

“Kërkoj ndjesë publikisht për çfarë kam bërë edhe falje.

Të më falin nipërit dhe mbesat, i kërkoj falje edhe vajzës që i vrara burrin.

Dhurata s’ka patur dijeni.

Pistoletën e kisha në brez dhe se mora në çantën e gocës”, ka thënë ai.

Ngjarja e rëndë ndodhi të premten e kaluar ku Kudret Saliaj ndodhej në kafe me avokatin e tij Adritik Cama në momentin që është qëlluar për vdekje nga ish-vjehrri i tij.

Ngjarja dyshohet se ka qenë e paramenduar, dhe se Dhurata është bashkëpunëtore në këtë krim.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi