Ekstradohet nga Greqia një i kërkuar për trafikim të miturish

Më datë:

Bashkëpunimi midis Interpol Tiranës dhe Interpol Athinës mundësoi arrestimin dhe ekstradimin e një të kërkuari nga Greqia në Shqipëri.

Më datë 20 gusht 2024, pas një bashkëpunimi intensiv dhe shkëmbimi informacioni mes Interpol Tiranës dhe Interpol Athinës u realizua arrestimi dhe ekstradimi nga Greqia i shtetasit Kujtim Demiri.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana më datë 6 janar 2018, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda e ka dënuar me 15 vjet burg, për veprën penale “Trafikikimi të miturve”, parashikuar nga Kodi Penal.

Sipas vendimit, shtetasi Kujtim Demiri ka marrë nga Shqipëria në Greqi fëmijën e mitur H.S dhe e ka shfrytëzuar për të lypur në Greqi nën ushtrimin e dhunës.

Policia e Shtetit dhe Interpol Tirana vazhdojnë angazhimin për sjelljen në Shqipëri dhe vendosjen para drejtësisë të personave në kërkim ndërkombëtar.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

BEOGRAD – Serbia pezullon trafikun hekurudhor para protestës së studentëve

 Shërbimet  hekurudhore në të gjithë Serbinë u pezulluan sot...

Pas takimit të Lamallarit në Sarandë, largohet edhe kreu i IKMT-së në Vlorë

Pas takimit që pati në Sarandë Ministri i Punëve...

Vrasja e Hekuran Billës, Apeli kthen dosjen për rigjykim. Shpresë për zbardhjen e krimit

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshme vendosi pak...

Votimet në PD/ KOKOE: 12 mijë votues deri tani, zbulohet edhe elektorati me të drejtë vote

KOKOE ka dhënë detajet e fundit në lidhje me...