13.5 C
Tirana

Edogan: Jam shumë i kënaqur me marrëveshjen në Gaza, do të monitorojmë zbatimin

Më datë:

Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha sot se ishte shumë i kënaqur që negociatat mes Hamasit dhe Izraelit çuan në një marrëveshje armëpushimi në Gaza, duke shtuar se Turqia do të monitorojë nga afër zbatimin e saj dhe do të vazhdojë të kontribuojë në proces, sipas “Reuters”.

Turqia, e cila mori pjesë në negociatat për armëpushim në Egjipt, ka qenë një nga kritikët më të ashpër të sulmit izraelit në Gaza, duke e quajtur atë gjenocid. Ajo ka pezulluar të gjitha marrëdhëniet tregtare me Izraelin, ka kërkuar masa ndërkombëtare kundër qeverisë  izralite dhe ka kërkuar një zgjidhje me dy shtete.

“Jam shumë i kënaqur që bisedimet Hamas-Izrael në Sharm el-Sheikh, me kontributin tonë si Turqi, rezultuan në një armëpushim në Gaza”, shkroi Erdogan në X.

Ai falënderoi presidentin amerikan Donald Trump “i cili tregoi vullnetin politik të nevojshëm për të inkurajuar qeverinë izraelite drejt armëpushimit”, dhe gjithashtu falënderoi Katarin dhe Egjiptin.

“Ne si Turqi, do të monitorojmë nga afër zbatimin e rreptë të marrëveshjes dhe do të vazhdojmë të kontribuojmë në proces”,  shtoi ai, duke theksuar se Ankara nuk do të ndalet deri sa të krijohet një shtet i pavarur palestinez.

Drejtori i inteligjencës turke, Ibrahim Kalin, mori pjesë në bisedimet në Egjipt. Ankara, e cila e konsideron Hamasin si një grup rezistence, ka marrë një rol më të madh në diskutime pas takimit të muajit të kaluar në Shtëpinë e Bardhë mes Erdoganit dhe Trumpit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Mbështetje për ish-udhëheqjen politike të Kosovës në Hagë

 Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha shprehu sot mbështetjen...

“100 vite larg Evropës në infrastrukturë”, Noka: Bela Mafia ka 10-fishuar vlerën e tenderave

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, akuzoi ministren...

Zbardhen amendamentet e PD, çfarë kërkon opozita për projektvendimin e ngritjes së Komisionit për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale

Zbardhen amendamentet e Partisë Demokratike për projektvendimin e ngritjes...