5.5 C
Tirana

Edhe 9 shtete të BE-së po nxjerrin certifikatat e reja të vaksinimit

Më datë:

Përveç Gjermanisë që sot filloi lëshimin e certifikatave, edhe tetë vende të tjera anëtare gjithashtu po nxjerrin certifikatën e vaksinimit të BE-së, sipas një zëdhënësi të Komisionit. Këto shtete janë Bullgaria, Danimarka, Greqia, Kroacia, Lituania, Polonia, Spanja dhe Republika Çeke.

Çdo person i vaksinuar kundër koronës së shpejti në shumë vende të Evropës do t’i mundsohet ta regjistrojë këtë në një certifikatë digjitale vaksinimi: nga e hëna e ardhshme, farmacitë, ndër të tjera, do të nxjerrin certifikatën e vaksinimit.

Theksohet se certifikatat digjitale e vaksinimit: dëshmia skanohet me aplikacionin CovPass

Negociatorët e vendeve anëtare të BE-së dhe Parlamenti Evropian më në fund ranë dakord rreth dy javë më parë për këtë certifikatë vaksinimi me kod QR. Shumica e eurodeputetëve kanë votuar tashmë në favor të dëshmisë dhe vendet anëtare duan të miratojnë përfundimisht marrëveshjen deri në fund të javës. Në të gjithë Evropën certifikata digjitale e vaksinimit do të hyjë në përdorim më 1 korrik.

Platforma elektronike për verifikimin në mbarë Evropën të certifikatave të vaksinimit do të nisë më 1 korrik dhe do të përmbajë përveç informacionit për vaksinimet, edhe informacione në lidhje me testimet ose infektimet e kaluara.

Më shumë se një milion qytetarë në Bashkimin Evropian kanë ndërkohë një certifikatë digjitale të vaksinimit, tha të martën Komisioneri i Drejtësisë i BE-së, Didier Reynders. Certifikata digjitale e vaksinimit do të “bëjë më të lehtë për qytetarët e BE-së që të ushtrojnë të drejtën e tyre themelore të lirisë së lëvizjes” dhe është një “mjet praktik” për të mundësuar udhëtime të sigurta në verë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Meloni në parlamentin italian: Marrëveshja për emigrantët me Shqipërinë do të funksionojë

Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni deklaroi në parlamentin italian...

Çfarë bën opozita nëse Kuvendi rrëzon SPAK për Ballukun? Berisha tregon planin

“Kam sjellë provat, dokumentin, ku faktohet se jo vetëm...

Kreu dy vite burg për shpërdorim detyre, ish-kryetari i bashkisë së Himarës ankimon vendimin në Gjykatën e Lartë

Ish-kryetari i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, ka ankimuar...

Hetimet për 21 Janarin, SPAK thërret në 18 dhjetor Ilir Metën

Ish-presidenti Ilir Meta është thërritur nga Prokuroria e Posaçme...