E rëndë në Koplik! Ra në kontakt me energjinë teksa vendoste panele diellore, humb jetën 27-vjeçari

Më datë:

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Koplikut, ku një i ri ka humbur jetën në mënyrë tragjike gjatë orarit të punës.

Sipas informacioneve paraprake nga Policia e Shkodrës, viktima është shtetasi me iniciale E. K., 27 vjeç. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:40, në një magazinë ku i riu po punonte për montimin e disa paneleve diellore.

Dyshohet se gjatë procesit të punës, 27-vjeçari ka rënë aksidentalisht në kontakt me energjinë elektrike. Goditja ka qenë fatale për të riun, i cili si pasojë ka humbur jetën menjëherë.

“Rreth orës 11:40, në qytetin e Koplikut, shtetasi E. K., 27 vjeç, dyshohet se duke punuar në një magazinë për të vendosur disa panele diellore, ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe si pasojë, ka humbur jetën“, njoftoi policia.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

U dënua me 1 vit burg, Edison Memolla rekurs në Gjykatën e Lartë

Ish-kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla, i është drejtuar Gjykatës...

Trump akuzon Iranin për shkelje të armëpushimit mes pasigurive për bisedimet

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka deklaruar në një...

Policia mohon rrezikun për fëmijët në Tiranë pas identifikimit të dy shtetaseve iraniane

Një video e shpërndarë në rrjetet sociale, ku pretendohej...

Drejtësi për Liridona Ademajn, dënim maksimal për të akuzuarit

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar sot me burgim...