E rëndë në familjen shqiptare/ Burri vret gruan dhe i vë flakën shtëpisë në Zvicër

Më datë:

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje shqiptare në Zvicër.

42-vjeçar shqiptar ka qëlluar me armë zjarri gruan e tij 38-vjeçare në Zvicër.

Më pas, ai i ka vënë flakën shtëpisë dhe nga forcat zjarrfikëse është gjetur dhe pa shenja jete.

Autori i dyshuar Ramiz Berisha nga komuna e Malishevës, kishte një të kaluar problematike me bashkëshorten e tij, ku gruaja kishte ngritur më parë padi për dhunë në familje ndaj tij.

42-vjeçari, sapo kishte dalë nga burgu pas një dënimi për shkak të kësaj akuze, vetëm pak kohë para se të kryhej krimi tragjik.

Çifti Berisha, kishin katër fëmijë të mitur dhe jetonin në fshatin Epagny të Zvicrës.

Gjatë incidentit, krahas armës së zjarrit, dyshohet se autori ka përdorur edhe një granatë. Ky detaj rrit dyshimet se ngjarja ka qenë e mirëplanifikuar dhe e përgatitur.

Zjarri që shkatërroi shtëpinë ku u gjetën trupat e viktimave, ishte ndezur qëllimisht nga vetë autori i dyshuar Ramiz Berisha, pas aktit të vrasjes së bashkëshortes.

Fatmirësisht, katër fëmijët e mitur nuk kanë qenë aty kur ka ndodhur ngjarja e rëndë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Nuk jemi kundër investimeve”, Berisha: zgjedhjet duhen përgatitur nga qeveri kujdestare

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar për...

Ndërpritet seanca gjyqësore për dosjen “Partizani”, GJKKO cakton datën e radhës

Është ndërprerë seanca gjyqësore për dosjen “Partizani”, ndërsa trupi...

Malaj: 121 kamera të reja në dogana për modernizimin e monitorimit

Ministri i Financave, Petrit Malaj, drejtori i përgjithshëm i...

Bardhi: PD sjell në parlament zërin e qytetarëve që protestojnë

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike depozitoi sot në Kuvend...