E paralajmëroi dje, Berisha: Protestojmë më 6 Dhjetor

Më datë:

Ish kryeministri Sali Berisha tha se data 6 dhjetori është një datë që populli opozitar duhet të tregojë zërin para Bashkimit Europian, për të mbrojtur sipas tij pluralizmin.

Berisha në mbledhjen e kryesisë ka deklaruar se këtë akt krerët e Bashkimit Europian ta marrin si një shenjë mikpritje. Për Edi Ramën, Berisha tha se kjo protestë duhet të jetë armiqësore.

“Protesta e 12 nëntorit duhet të vazhdojë me protesta të tjera dhe data 6 dhjetor mendoj unë është një datë, rast historik që populli opozitar të ngrejë zërin e tij përpara përfaqësuesve më të lartë të demokracive evropiane, para të gjithë botës.

Pikërisht me këtë agjendë, betejë kundër monizmit dhe ekzistencën e pluralizmit.

Mbrojtjen e pasurisë më të madhe publike që kanë shqiptarët sot, portin e Durrësit.

Po plaçkitet në mënyrën më të paimagjinueshme, po përvetësohet nga klani Rama.

Agjenda do të ketë edhe tema të tjera, por mendon se një popull i shndërruar, në një popull gomonesh, si asnjë komb tjetër në Europë.

Ne mirëpresim dhe u urojmë mirëseardhjen e kryetarëve të shteteve dhe qeverive të BE-së. Protesta e jonë synon para së gjithash të dëshmojë se në këtë vend, i cili po varfërohet, vidhet shkretohet çdo muaj e më shumë, aspiratat demokratike janë të forta.

Ftoj që ta marrim këtë protestë tonën si një akt mirëpritje ndaj tyre dhe padyshim një akt armiqësor, flagrant, të hapur ndaj Edi Ramës i cili me aferat e tij turpëron çdo komb, qytetar, njeri, lirinë, pluralizmin, të drejtat, transparencën dhe çdo gjë tjetër.
Unë këtë propozim kisha sot.” tha Berisha. 

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ramazani i solidaritetit: vazhdon shpërndarja e shportave ushqimore 🌙

Shpresa dhe solidaritet në Ramazan: 640 familje përfitojnë nga...

Supë me bizele dhe patate

Këtë perudhë që bizelet i gjeni dhe të freskëta...

CarPlay Ultra, pas Aston Martinit, do të vijë edhe te Hyundai, Kia dhe Genesis

Apple ka prezantuar CarPlay Ultra, gjeneratën e re të...

Metoda ideale për të larguar yndyrën në gjak

Niveli i lartë i yndyrave në gjak rrit rrezikun...