E harruar nga koha, gjendet origjina e vërtetë e lules së ruajtur në rrëshirë

Më datë:

Thuajse 40 milionë vjet më parë një lule çeli në një pyll konifer në Baltik.

Rrëshira e pemëve veshi petalet dhe polenin duke ngurtësuar një moment të ‘tretshëm’ të së shkuarës së planetit tonë.

Shkencëtarët kanë studiuar sërish fosilin në rrëshirë që për herë të parë u dokumentua në vitin 1872 si pronë e një farmacisti të quajtur Kowalewski në atë çfarë quhet është Kalininigradi në Rusi.

Fosili me përmasa 28 milimetra është lulja më e madhe e ruajtur në rrëshirë dhe ka përmasa 3 herë më të mëdha se sa të ngjashmit e tij.

Autorja e studimit të ri, Eva-Marie Sadowski nxori dhe ekzaminoi polenin.

Ajo zbuloi se lulja ishte identifikuar gabimisht gjatë studimit të parë, i cili ishte harruar deri më tani.

Ndryshe nga origjina e saj e parë e regjistruar, lulja i përket një familjeje bimësh që çelin lule dhe janë të njohura në Azi si Symplocos, shkurre ose pemë që ‘vishen’ me lule të bardha.

Fosilet e ruajtura nga rrëshira janë një vështrim tredimensional në të shkuarën.

Përveç luleve e bimëve,një bisht dinozauri, gaforre, milingona të kuqe, një merimangë dhe i vogli i saj, këmba e një zogu të lashtë dhe kafka e një hardhuce janë gjetur të mbuluara nga globe rrëshire.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Supë me bizele dhe patate

Këtë perudhë që bizelet i gjeni dhe të freskëta...

CarPlay Ultra, pas Aston Martinit, do të vijë edhe te Hyundai, Kia dhe Genesis

Apple ka prezantuar CarPlay Ultra, gjeneratën e re të...

Metoda ideale për të larguar yndyrën në gjak

Niveli i lartë i yndyrave në gjak rrit rrezikun...

Kombëtarja U21, pas miqësores me SHBA, anulohet edhe ajo me Japoninë në Antalia

Ndeshja miqësore mes kombëtares shqiptare të U21 dhe Japonisë...