E bujshme te Interi/ Pas 28 vitesh, Piero Ausilio largohet në fund të sezonit nga zikaltrit

Më datë:

Fundi i një epoke. Pas 28 vitesh së bashku, Inter dhe Piero Ausilio duket se janë gati t’i thonë lamtumirë njëri-tjetrit. Ajo që i jep fund kësaj lidhjeje të gjatë mes drejtuesit nga Cinisello dhe zikaltërve është pikërisht kontrata që skadon në 2027 me palët që nuk kanë gjetur marrëveshjen për rinovimin e saj.

Piero Ausilios iu propozua rinovim njëvjeçar me të njëjtat shifra si në kontratën aktuale, një ofertë që nuk e ngrohu Drejtorin Sportiv të Interit që tani është gati të largohet në përfundim të sezonit.

Një jetë e kaluar te Interi: nga sekretar i ekipeve të moshave deri në rolin e Drejtorit Sportiv të skuadrës së parë, duke përjetuar ulje-ngritje dhe madje edhe 3 ndryshime në pronësi të klubit, Ausilio arriti të ngjisë shkallët e piramidës zikaltër. Dhe për këtë foli gjithnjë puna e tij. I rritur nën hijen e Marco Branca, Piero Ausilio u bë Drejtori Sportiv i Interit në vitin 2014. Që nga ky moment ai ka fituar 3 tituj të Serie A, 3 Kupa të Italisë dhe 3 Superkupa Italiane. Interi aktual, që prej vitesh konsiderohet si skuadra më e mirë e Italisë, është krijesa e tij.

Janë të shumta goditjet në merkato të Interit që mbajnë firmën e tij dhe që janë pjesë e historisë zikaltër; nga Lautaro Martinez te Barella duke kaluar te Bastoni, Thuram e shumë të tjerë. Shpesh Ausilio ka ditur të manovrojë edhe në situata të komplikuara në nivel ekonomik. Interi në 10 vitet e fundit është vazhdimisht në majën e futbollit italian dhe evropian pa pasur në dispozicion buxhetin e shumë klubeve të tjerë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) njofton konsumatorët për praninë...

I akuzuar si pjesë e grupit të “Visit të Pojës”, Ervis Deti kthehet në Shqipëri

Ervis Deti, pjesë e grupit të Visit të Pojës...

Shqipëria në fokus në Zyrih, Gonxhja: Prioritet tërheqja e kapitalit dhe talenteve

Ministri Blendi Gonxhja ka marrë pjesë sot në 9...

“Prania Besnike”, kryeministri Rama mbledh drejtuesit politikë të PS-së

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në Vilën e Kuqe,...