9.5 C
Tirana

Dy vjet pas, 100 familje ende në pritje të riparimeve pas tërmetit në Durrës

Më datë:

Ndërsa po mbushen dy vjet nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit të vitit 2019, në Durrës ka ende familje që nuk e kanë të qartë se çfarë do të bëhet me apartamentet e tyre.

I tillë është edhe rasti i një pallati në lagjen 12 të qytetit bregdetar. Në këto rrethana, përfaqësitë e familjeve kanë kërkuar shpjegime edhe në bashkinë e Durrësit, por deri më tani askush nuk u ka dhënë një përgjigje mbi arsyet e pezullimit të punimeve, ndërsa nuk kanë përfituar as bonuset e qirasë.

Pallati në lagjen 12 nuk është i vetmi në Bashkinë e Durrësit që ende nuk është riparuar.

Ndërkohë, vetëm një ditë më parë, Këshilli Bashkiak vendosi prishjen e disa shkollave të cilat u dëmtuan nga tërmeti i dy viteve më parë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Schieder: Në pranverë nis mbyllja e kapitujve të integrimit, kërkohet harmonizim i standardeve me BE-në

Raportuesi i Parlamentit Europian për Shqipërinë, Andreas Schieder vlerësoi...

Rama për TV5 Monde: Turistët, dëshmitarë të një Shqipërie evropiane, mikpritëse dhe me harmoni fetare

 “Shqipëria, sekreti i Ballkanit” titullohet dokumentari i transmetuar mbrëmjen...

Sarandë, SPAK dërgon në gjykatë grupin e akuzuar për korrupsion

SPAK njoftoi përfundimin e hetimeve dhe dorëzimin në Gjykatën...

Çelaj: Veprimet e policisë jo korrekte me qytetarët, Gogu: Respektojmë protestën si të drejtë kushtetuese

 Në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes,...