Durrës/ Parandalohet përshkallëzimi i konfliktit, arrestohet 35-vjeçari me kallashnikov

Më datë:

Një 35-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Durrës pasi u kap me kallashnikov, në lokalin ku u konfliktua për motive të dobëta.

Policia bën të ditur se pasi ishte konstatuar një konflikt mes disa personash kishte ndërhyrë, ku kanë bërë të mundur edhe sekuestrimin e armës së zjarrit.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon hetimet për të dokumentuar shkakun dhe rrethanat e tjera të konfliktit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme të Patrullës së Përgjithshme, në kuadër të operacionit të koduar “Momentum”, parandalohet përshkallëzimi i një konflikti me armë zjarri.

U kap me kallashnikov, në lokalin ku u konfliktua për motive të dobëta, vihet në pranga 35-vjeçari.

Sekuestrohet arma e zjarrit.

Gjatë patrullimeve me objektiv garantimin e rendit dhe sigurisë publike, shërbimet e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Durrës kanë konstatuar një konflikt ndërmjet disa shtetasve, në ambientet e një lokali në lagjen nr. 13.

Menjëherë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Momentum”, është ndërhyrë me qëllim parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit, si dhe zbardhjen e rrethanave të tij.

Nga kontrollet është konstatuar se njëri nga shtetasit e përfshirë në konflikt, konkretisht shtetasi G. V., 35 vjeç, banues në lagjen nr. 13, Durrës, kishte me vete një armë zjarri kallashnikov.

Shërbimet e Policisë neutralizuan dhe arrestuan në flagrancë 35-vjeçarin, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, si dhe i sekuestruan atij, armën e zjarrit.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon hetimet për të dokumentuar shkakun dhe rrethanat e tjera të konfliktit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Beyer thekson rëndësinë e transparencës gjyqësore, Berisha: Qëndrojmë të vendosur për Europën

Pas takimit që zhvilloi sot me Peter Beyer, Raporter...

Ndodhen në Kinë! Ndërtohen shkallët lëvizëse më të gjata në natyrë në botë

Një qytet në Kinë ka ndërtuar sistemin më të...

“Të çmendur” pas Botërorit, Infantino: Më shumë se 500 milionë kërkesa për bileta

Botërori i FIFA-s 2026 pritet të jetë një ngjarje...

Byrek me kungull dhe djathë dhie

Përbërësit: 1 petë sfoliat (ose brumë për byrek) 400 g kungull,...