Durrës/ Nis aksioni, janë hequr rreth 290 shezlongë dhe rreth 141 çadra pa leje

Më datë:

Në kuadër të operacionit “Bregdeti ynë”, nis faza e dytë e operacionit për lirimin e hapësirave bregdetare të zaptuara në mënyrë të kundraligjshme me shezlongë e çadra

Në zbatim të planit operacional të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit “Për kontrollin e vijës bregdetare në drejtim të zaptimit të vijës bregdetare nga subjekte apo persona të cilët nuk janë konfirmuar nga e-Albania”, Task-Forca e veçantë në përbërje të së cilës ka 2 grupe FNSH, 2 grupe të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, shërbime të Komisariatit të Policisë Durrës dhe Stacioni i Policisë Plazh, Policia Bashkiake dhe struktura të mjedisit të Policisë Bashkiake, prej mëngjesit të sotëm ka nisur kontrollet dhe verifikimet në territorin e plazhit në Durrës.

Kontrolli ka filluar nga Përroi Agait në drejtim të vendit të quajtur “Plepa” dhe kontrollet do vazhdojnë në të gjithë vijën bregdetare.

Si rezultat i kontrolleve deri në këto momente në 30 subjekte janë evidentuar 7 parcela pa leje ku janë hequr rreth 290 shezlongë dhe rreth 141 çadra.

Operacioni vijon pa probleme.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Albin Kurti: Pa marrëveshje për president, vendi shkon në zgjedhje të përsëritura

Kryeministri Albin Kurti ka paralajmëruar të mërkurën se Kosova...

Laborator droge në Shkodër, dy të rinj në pranga, një tjetër në kërkim

Policia e Shtetit ka zhvilluar një tjetër operacion në...

Grupi i trafikantëve shiste kokainë e kanabis pranë shkollave në Tiranë, zbardhen emrat e të arrestuarve

Zbardhen emrat e personave të arrestuar në kuadër të...