Dje s’pranuan takimin me Lelin/ Këshilltarët e Bashkisë së Vlorës zhvillojnë mbledhjen para teatrit

Më datë:

Ende nuk është krijuar një urë komunikimi mes këshilltarëve të bashkisë së Vlorës dhe kryetarit të bashkisë Dritan Lelit.

Anëtarët e këshillit bashkiak ashtu siç kishin paralajmëruar janë mbledhur sot për të zhvilluar mbledhjen në ambientet e teatrit “Petro Marko”, por dyert janë mbyllur sërish.

Anëtarët e Këshillit bashkiak kanë vendosur që ta zhvillojnë mbledhjen jashtë teatrit, në ambient të hapur në rendin e ditës.

Mbasi janë miratuar tre pikat të cilësuara jetike për disa kategori, si ndihma ekonomike apo regjistrimi në kopshte dhe çerdhe për familjet me probleme sociale, anëtari i këshillit bashkiak njëherazi kryetari i këshillit të qarkut Ervis Mocka në një deklaratë për mediat tha ka sqaruar që dy pikat të tjera të rendit ditës si kredia e butë për familjet është shtyrë pasi ka shumë kërkesa ndërsa blerja e pompave të ujit në Nartë dhe Zvërnec është shtyrë pasi kërkohet transparencë fond tek 1 milion euro për aprovimin e tyre dhe tashmë kërkohet fond shtesë, çka ka nisur një hetim për të.

“Disa pika në rend të ditës kërkojnë transparencë dhe sot do ishte e nevojshme që kryetari apo administrata e bashkisë të ishin sot prezent për të bërë transparence për to si pika për ndryshimin e buxhetit për disa pajisje apo linja për ujësjellësin Nartë – Zvërnec ku ka pasur një fond prej 1 milion euro pra pse kërkohet një fond shtesë“, tha Mocka.

Kryetari i bashkisë, Dritan Leli lajmëroi një ditë më parë se nuk do të ishte i pranishëm në mbledhje, për shkak të agjendës së planifikuar.

Ky i fundit e kishte thirrur zhvillimin e mbledhjes një ndërsa bëjnë me dije burimet është për një vizitë pune në Itali.

Ndërkohë që dera e teatrit ‘Petro Marko’ u hap vetëm të dielën, me praninë e kryeministrit Edi Rama, i cili mblodhi asamblenë socialiste të qytetit.

 

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Sali Berisha thirrje për protestë masive: “Do jetë më e fuqishmja”

“Ne do ngrihemi dhe më fuqishëm, ky është misioni...

Tiranë: Goditet aktiviteti i Call Center-ave, aksion i SPAK dhe francezëve

Një aksion policor është zhvillua në zonën pranë “Sami...

Albin Kurti: Pa marrëveshje për president, vendi shkon në zgjedhje të përsëritura

Kryeministri Albin Kurti ka paralajmëruar të mërkurën se Kosova...

Laborator droge në Shkodër, dy të rinj në pranga, një tjetër në kërkim

Policia e Shtetit ka zhvilluar një tjetër operacion në...