Dua Lipa dhe Callum Turner duket se janë fejuar, pasi aktori i ka propozuar këngëtares gjatë Krishtlindjeve me një gjest romantik.
Çifti, që janë në një lidhje për më shumë se një viti, janë fejuar në mënyrë diskrete.
Këngëtarja e hitit “Levitating”, 29 vjeç, dhe aktori i filmit “Fantastic Beasts”, 34 vjeç, janë përshkruar si të dashuruar kokë e këmbë, ndërsa miqtë e tyre janë shumë të gëzuar për këtë hap të rëndësishëm.
Në një postim të fundit në Instagram, Dua tregoi një unazë diamanti në gishtin e fejesës, ndërsa pozonte me një aksesor festiv në kokë dhe çizme prej gëzofi të markës Moon Boot
Një burim i afërt për The Sun deklaroi: “Dua dhe Callum janë shumë të dashuruar dhe e dinë që kjo është përgjithmonë. Ata janë fejuar dhe nuk mund të jenë më të lumtur. Dua ka pasur një nga vitet më të mira në karrierën e saj dhe kjo është qershia mbi tortë. Callum është një mbështetje e fortë për Duan dhe ata bëjnë një çift të mrekullueshëm. Miqtë dhe familjet e tyre janë të lumtur. Krishtlindjet kanë qenë të jashtëzakonshme për ta”.
Në një selfie të fundit, postuar nga Dua, këngëtarja nuk e fshehu buzëqeshjen ndërsa pozonte përkrah Callum, në pjesën e pasme të një makine.
Dua pritet të organizojë një festë me peronazhe të njohur në Londër për Vitin e Ri, duke kurorëzuar një vit të jashtëzakonshëm për karrierën e saj. Burime pranë “The Sun” sugjerojnë se Dua dhe Callum po përgatiten për një nga ngjarjet më të diskutuara të natës së ndërrimit të viteve. Në listën e të ftuarve përfshihen emra të njohur si: Harry Styles, Emma Watson dhe Bella Hadid.


