Një dron në fluturim është konstatuar brenda burgut të Peqinit. Kanë qenë policët e rrethimit të jashtëm që kanë dëgjuar zhurmën e dronit dhe kanë dhënë alarmim.
Pas kontrollit janë gjetur të hedhur dy telefona ‘Iphonë’, 8 fisha karikuesi, 33 doza të dyshuara lëndë narkotike kokainë, rreth 210 gram e ndarë në doza të vogla lëndë e dyshuar kanabis sativa.
Raportohet se Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose pas këtij rasti ka urdhëruar për kontrolle të imtësishme për të gjetur se kush qëndron pas donëve dhe kush janë të dënuarit, të cilët prisnin telefonat celularë, kërkueset e telefonave celularë si dhe sasinë e lëndës narkotike kanabis e kokainë.
“Ka qenë drejtori i Drejtorisë së Burgjeve që ka urdhëruar një inspektim dhe kontrolle të imtësishme në të gjitha qelitë e burgut të Peqinit.
Rreth mesnatës kanë vijuar hetimet për të zbuluar këto objekte dhe kush janë këto persona, që tentuan të fusnin objekte në burg


