8.5 C
Tirana

“Drejtësia e mohuar për Reçakun, krim i vazhdueshëm që i bëhet Kosovës”, Albin Kurti: Të dënohen ata që urdhëruan masakrën

Më datë:

Familjarë e qytetarë sot po bëjnë homazhe e po nderojnë martirët që ranë 21 vite më parë në Masakrën e Reçakut.

Në 21 vjetorin e Masakrës së Reçakut e cila konsiderohet si masakra më e dhimbshme e njerëzimit në historinë e Kosovës kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti bëri homazhe tek varrezat e dëshmorëve ku tha se është detyrim i institucioneve vendore që të gjithë ata që urdhëruan dhe kryen këtë masakër të dënohen.

Ndërsa u shpreh se Masakra e Reçakut ndërgjegjësoi botën demokratike dhe solli ndërhyrjen e NATO-së, Kurti tha se drejtësia e mohuar paraqet krim të vazhdueshëm ndaj popullit dhe shtetit të Kosovës.

“Lajmi për Masakrën e Reçakut e tronditi dhe tmerroi Kosovën por e ndërgjegjësoi dhe alarmoi botën demokratike dhe diplomacinë ndërkombëtare.

Masakra e Reçakut ishte vendimtare që NATO ta bombardonte Jugosllavinë e Millosheviqit….21 vite më vonë nuk ka drejtësi për viktimat dhe familjet dhe kjo drejtësi e mohuar paraqet krim të vazhdueshëm ndaj njerëzve tanë, popullit tanë, ndaj shtetit tonë, është obligim i institucioneve vendore dhe i partnerëve tanë ndërkombëtarë që të sjellim drejtësi, të shtojmë trysni mbi Serbinë ashtu që të gjithë kriminelët që ekzekutuan dhe ata që urdhëruan masakrën e Reçakut të nxirren para proceseve gjyqësore dhe të dënohen”, tha Kurti.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Rama për TV5 Monde: Turistët, dëshmitarë të një Shqipërie evropiane, mikpritëse dhe me harmoni fetare

 “Shqipëria, sekreti i Ballkanit” titullohet dokumentari i transmetuar mbrëmjen...

Sarandë, SPAK dërgon në gjykatë grupin e akuzuar për korrupsion

SPAK njoftoi përfundimin e hetimeve dhe dorëzimin në Gjykatën...

Çelaj: Veprimet e policisë jo korrekte me qytetarët, Gogu: Respektojmë protestën si të drejtë kushtetuese

 Në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes,...

Durrës, zbulohet aktivitet seksual i paligjshëm, arrestohen dy shtetase dhe dy klientë

Procedohen dy shtetase braziliane, të cilat kishin përshtatur apartamentin...