Dosja “5d”/ Teliti nga protesta para Bashkisë Tiranë: Amnisti për kriminelët nuk ka!

Më datë:

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranë nga opozita, Dorian Teleti, në fjalën e tij nga protesta që po mbahet para bashkisë së Tiranës, u shpreh se nuk ka amnisti për drejtorët të cilët vodhën taksat e qytetarëve.

Ai tha se populli ka folur me mbledhjen në protestë për të 17 herë, ndërsa ka bërë thirrje për kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj të japin dorëheqjen.

“Nuk ka amnisti për drejtorët që në bashkëpunim kanë gllabëruar 30 mln euro nga taksapaguesit e Tiranës.

Nuk ka amnisti për ata që po shkatërrojnë Tiranën çdo ditë e po ndërtojnë kulla për miqtë e tyre oligarkë.

Nuk ka amnisti për ata që taksat e Tiranës nuk i kthyen në shërbime por i vodhën.

Nuk ka amnisti për askënd që vjedh të ardhmen dhe të tashmen e fëmijëve tanë.

17 herë jemi mbledhur para godinës së korrupsionit.

Rama dhe Veliaj, largohuni një orë e më parë, vendi juaj nuk është në zyrat e shtetit por në burg.

Amnisti për kriminelët nuk ka, populli foli e do të flasë!”, tha ai.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Noka: Veprimet e policisë në protestë të paprecedenta, akuza të rënda ndaj qeverisë

Sekretari i Përgjithshëm i PD, deputeti Flamur Noka, i...

Protesta tensionohet, policia përdor spraj lotsjellës, i lënduar një aktivist

Tensione janë shënuar pas përfundimit të fjalimeve politike në...

Akuza të forta nga Berisha ndaj Ramës gjatë protestës së opozitës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur një...

Bordi i Transparencës: rregullim i ri i çmimit të naftës dhe benzinës

Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit. NJOFTIMI I BORDITBordi...