4.5 C
Tirana

Doli në pension, Jim Carrey i rikthehet kinemasë për një arsye që e kuptojmë të gjithë!

Më datë:

Jim Carrey i është rikthyer ekranit të kinemasë pas problemeve me paratë.

Aktori 62-vjeçar u tha gazetarëve me shaka se doli nga pensioni për filmin “Sonic the Hedgehog 3” pasi i shpërdoroi të gjitha kursimet.

“U riktheva në këtë univers sepse së pari, do të luaj një gjeni që është paksa e mundimshme”, tha ai për Associated Press. “Dhe… bleva shumë gjëra e më duhen paratë, sinqerisht”.

Carrey rimori rolin e antagonistit dr. Robotnik në filmin aksion gjysmë-të animuar që del më 20 dhjetor në kinema. Ai luajti të njëjtin rol edhe në dy filmat e parë që dolën në 2020 dhe 2022.

Gjatë promovimit të filmit të dytë, Carrey njoftoi se do të largohej nga aktrimi.

“Po dal në pension. E kam seriozisht. Ndihem sikur, dhe kjo është diçka që ndoshta s’do ta dëgjoni nga goja e një të famshmi për sa të jetë koha, kam mjaft. Kam bërë mjaft. Unë mjaftoj”.

Carrey ishte aktori i parë që fitoi 20 milionë  dollarë nga një film i vetëm pasi pati rol protagonist në “The Cable Guy”. Në vitet në vijim, ai u kthye në një nga yjet më të pasur dhe të paguar të Hollivudit, duke arritur një pasuri prej 180 milionë dollarësh.

Pagesa më e madhe që a ka marrë ishte në filmin “Yes Man”, rreth 30 milionë dollarë. Megjithatë, edhe pse ka thënë që i duhen paratë, Carry më herët është shprehur se do t’i rikthehej kamerës vetëm nëse do t’i vinte një skenar i jashtëzakonshëm. Edhe në vitet përpara daljes në pension, ai ishte shumë përzgjedhës në rolet e tij.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Telefoni më i hollë i palosshëm në botë gati për treg

Ka pasur thashetheme që qarkullojnë se Oppo Find N5...

Dortmund vijon “rënien e lirë”, Nuri Sahin në “fije të perit”

Nuk ka “paqe” për Dortmund, me verdhezinjtë që përballë...

Hasude me Arra

Një ëmbëlsirë fantastike, me një shije të veçantë është...

Zbulohet dinamika e re astronomike

Plutoni ka patur një impakt të butë me Carontin,...